Gjyqtarin nuk e kap vettingu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të ndërpresë vettingun për gjyqtarin e Kushtetueses Besnik Imeraj. Vendimi nga Komisioni erdhi pas dorëheqjes së gjyqtarit në datë 31 janar. Kështu ndaj Besnik Imerajt nuk do të ketë asnjë rivlerësim, pasi ka hequr dorë nga sistemi i drejtësisë.
Prej prillit të 2013, Besnik Imeraj ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ligjërisht mandati i tij mbaronte në prill të vitit 2022, por ai ka vendosur të largohet 4 vite para mbarimit të mandatit në këtë gjykatë.
Para se të nisë vettingu, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka pasur një fluks kërkesash për mbarim të mandatit, apo për të dalë në pension nga gjykatësit.
Vettingu do të rivlerësojë gjykatësit dhe prokurorët jo vetëm në aspektin profesional, por rëndësi të veçantë do të marrë procesi i kontrollit të pasurisë së gjykatësve dhe prokurorëve.