Berisha: Trysnia ndaj meje është e botës së krimit, Rama përfaqëson krimin e organizuar në Ballkan

Berisha ka pranuar se është përballë me krimin dhe përfaqësuesin e vet në qeveri Edi Rama.
Ish-Kryeministri renditi një seri ngjarjesh që i kanë ndodhur gjatë karrierës politike, të cilat i ka përballuar dhe nuk është tërhequr.
“Kjo është një pyetje fondamentale për çdo politikan dhe njeri: në përgjithësi ka dy qëndrime, përballja me rrezikun dhe ikja nga rreziku. Unë i përkas qëndrimit të parë. Po ju them disa ngjarje që kanë ndodhur dhe që provojnë këtë që po ju them:
Në 1997 Shkallnuer më hodhën bombën te këmbët unë mbarova fjalimin. Në Lushnje qëlluan me breshëri armësh gjatë mitingut që kishim atje, por unë vazhdova fjalimin. Në Tropojë më dolën Haklajt përpara, por unë vazhdova rrugën. Në Presidencë, pasi kishim zgjedhur Kryeministrin e pajtimit Kombëtar, erdhën dhe menduan se është koha të qërojmë Sali Berishën. Unë qëndrova 3 ditë në zyrë për të mbrojtur institucionin.
Më 21 Janar, unë isha në zyrë duke punuar, pasi edhe mund të mos isha. Një zyrtar amerikan më tha, a ka mundësi të mos jesh nesër në punë? Si mos jem në punë i them, nesër është ditë pune. i thashë a ka mundësi ti thuash Edi Ramës se do të jenë 5 snajper dhe zjarrvënësit do të marrin atë që duhet të marrin. I kam thënë që edhe një postë policie më e largëta në Shqipëri të digjet, nuk do të vish në Tiranë.

Ku ishte Rama më 27 janar? Asnjë nuk e di, u zhduk.
Prindërit e mi, 50 vite më parë, pavarësisht se ishin besimtarë muslimanë, Kanunin e Lekës e kishin si diçka hyjnore, pasi kështu ishte në tërë Veriun. Nuk e diskutonin Lekën, kjo ishte edukata që na jepej.
Unë jam futur në botën e librave dhe jam shkëputur totalisht nga hakmarrja. Kam vendosur moratoriumin për dënimin me vdekje në Shqipëri. Më vonë në politikë kam kuptuar se rreziku duhet të përballohet. Aventura mos bëj, por rreziku duhet përballuar.
Kur isha fëmijë e shikoja se nëse do të humbisja, humbisja se kisha frikë. Pra kam bërë një lloj trajnimi vetë, kurse sot nuk kam frikë, nuk jam trim, por nuk kam frikë”, rrëfeu Berisha.
I pyetur nga gazetari Çim Peka, i pranishëm në emision, nëse u tërhoq Sali Berisha nga protesta pas marrjes peng nga policia që kohën që Ilir Meta ishte Kryeministër, në vitin 2000, ish-kryemninistri tha absolutisht jo.
“Nuk kam asnjë preokupim tjetër, por vetëm të mos e tejkaloj, dhe gabimi më i madh është se kushdo që mendon se mund të ushtrojë trysni, do të dështojë.
Trysnia ndaj meje është e botës së krimit dhe jam i sinqertë në këtë vlerësim që bëj. Jam përballur pa asnjë lloj lëkundjeje me krimin dhe ndjehem shumë komod.
Merr sulmet që më bën Rama, është një përfaqësues i krimit të organizuar në Shqipëri dhe Ballkan. Merr sulmet që më bën Taulant Balla, dhe unë i them se Taulant Jaupi apo Taulant Gjura, i them se quhesh Taulant Hoxha”, tha Berisha.

Berisha për Ambasadorin Lu

Ish-Kryeministri ka reaguar prerë ndaj pyetjes së gazetarit nëse do ti kërkonket falje ambasadorit Lu për Llallën. “Jo absolutisht. Ajo çfarë kam kërkaur unë nga ambasadoroi Lu ka qenë që të mohojë publikisht akuzën që ngriti ndaj tij sih-Kryeprokurori Lalla se kishte kërkuar që ndërpriste hetimet për kompaninë e naftës ku Soros është aksioner.
‘Mund të jem i vetmi njeri në Shqipëri që kam deklaruar se në Prokurorinë e Shqipërisë janë grupet kriminale më të rrezikshme të këtij vendi. Pse? Sepse ata janë tregtarët më kriminelë të dosjeve, e kam thënë disa herë. Unë dija veprimtarinë e tyre, se çfarë bënin prokurorët me kriminelët, se si ata shisnin dosjet. Prokuroria e Shqipërisë ka qenë institucioni me i inkriminuar, ndoshta më i përafërti me atë të diktaturës, jo politike por në biznes.
Sa herë kam denoncuar unë shitjen e dosjeve nga prokurorët. Çdo dosje dilte në media. Pra prokuroria e Shqipërisë ka të drejtën ligjore që të nisë çdo hetim.
Unë këto fjalë i kam thënë në mënyrë të përsëritur disa herë. Këto fjalë janë thënë shumë herë, sepse unë kam pasur informacione se çfarë tregtie të ndyrë bënin ata me dosjet e kriminelëve’, deklaroi Berisha.