Vrasja makabër në Vlorë, zbulohet mesazhi, ja çfarë i shkruajti nusja të dashurit

Janë zbuluar mesazhet që nxjerrin zbuluar nusen e shtëpise, Hysnije Hoxhallari dhe të dashurin e saj Kasem Prijasi të cilët dyshohet se kanë vrarë e më pas djegur djegur në banesë vjehrrën dhe burrin, nënë e bir Salkie e Olsi Hoxhollari.
Ngjarje ka ndodhur më 21 janar në Vlorë, ndërsa gjatë ditës së sotme Gjyaka vendosi masën ‘arrest në burg’ për dy të arrestuarit.
Krimi është zbuluar pas një mesazhi që nusja e shtëpisë, Hysnije Hoxhallari i ka dërguar të dashurit të saj e Kasem Prijasi pak minuta pasi vranë e dogjën nënë e bir.
“Ç’më bëre, më more në qafë”, është mesazhi që ka shkruar Hysnia, Kasem Pirjasit.
Kasem Prijasi ka thënë sot para gjykatës se ka vrarë nënë e bir, pasi nuk takonte dot Hysnijen me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore. Ndërkohë nusja e shtëpisë, Hysnije Hoxhallari nuk e ka pranuar krimin dhe ja ka hedhur fajin të dashurit të saj.
“Vrasjen dhe zjarrëvënien e bëri Kasemi. Nuk tregova për vrasjen se i trembesha opinionit”- ka thënë ajo.

I vrava burrin e vjehrrën, nuk takoja dot Hysnijen
Gjykata e Vlorës ka vendosur sot masën ‘arrest në burg’ për Kasem Prijasi dhe Hysnije Hoxhallari të cilët akuzohen se kanë vrarë dhe më pas djegur në banesë nënë e bir Salkie e Olsi Hoxhollari, ngjarje e ndodhur më 21 janar në Vlorë.
Kasem Prijasi ka thënë se ka vrarë nënë e bir, pasi nuk takonte dot Hysnijen me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore. Ndërkohë nusja e shtëpisë, Hysnije Hoxhallari nuk e ka pranuar krimin dhe ja ka hedhur fajin të dashurit të saj.
“Vrasjen dhe zjarrëvënien e bëri Kasemi. Nuk tregova për vrasjen se i trembesha opinionit”- ka thënë ajo.
Ndërkohë edhe avokati i të pandehurës, Sokol Zotaj ka thënë se Hysnia nuk bashkëpunoi në krim.
“Hysnia nuk bashkëpunoi në krim. Ajo e mori vesh që Kasemi ishte autori, por s’tregoi nga frika e opinionit. Klienti im duhet të dënohet për ‘Moskallëzim krimi’ dhe jo për vrasje”- ka thënë avokati.

Ngjarja
Lidhja jashtëmartesore dyshohet se ka çuar në krimin e dyfishtë të ndërmarrë nga nusja e shtëpisë 32-vjecare në bashkëpunim me të dashurin e saj 26-vjecar ne lagjen ’24 maji’ ne Vlore.
Nënë e bir, janë goditur barbarisht gjatë kohës kur kanë qenë në gjumë dhe për të fshehur gjurmët autorët i kanë vënë flakën shtëpisë. Policia nisi hetimet pas shenjave që konstatuan në trupat e viktimave dhe dyshimeve se bëhej fjalë për vrasje dhe jo ngjarje aksidentale. Policia ka sekuestruar edhe një mjet prerës me të cilën dyshohet se u dhunuan e vranë nënë e bir.
Pas krimit, në dëshminë e saj para hetuesve të çështjes, gruaja e viktimës, nëna e një djali 3 vjeç, është shprehur se ka qenë me burrin dhe vjehrrën deri pak orë para ngjarjes dhe vetë ata i kanë kërkuar që të shkojë të vërë djalin e vogël për të fjetur.