Vendi jashtë kontrollit nga vrasjet e grabitjet, qytetarët në revoltë kërkojnë rikthimin e dënimit më vdekje

Grabitja e fundit e një serie ngjarjes të rënda, ka ngjallur reagime të forta deri në thirrje për rikthimin e dënimit me vdekje. “Dënim me vdekje! E ka hequr Komiteti Europian etj etj por do dënim me vdekje, pikë”.
Kërkesa për masën ekstreme, lidhet nga qytetarët edhe me mosbesimin tek drejtësia shqiptare, që siç thonë, i liron autorët e ngjarjeve të rënda pa mbajtur përgjegjësi. “I fusin këtej dhe i nxjerrin në anën tjetër”. “Mendoj që shteti duhet të ketë ligje më të ashpra për hajdutët”.
53 vjeçari i cilësuar “një hero”, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa u përlesh me dy persona të armatosur që vodhën këtë pikë këmbimi valutor (në foto) dhe dhunuan pronarin e saj, Gëzim Hoxha.
Shembull i njeriut që donte që Fieri e Shqipëria të mos jetë kjo që është, e cilësoi Ministri i Mjedisit Blendi Klosi 53 vjeçarin, që ishte punonjës i Drejtorise se Pyjeve dhe Mjedisit ne Fier.
Klosi: Shembull i një njeriu të përgjegjshëm dhe i një njeriu i cili donte që Fieri dhe Shqipëria të mos ishte kjo që është. Agur Vrenozi ndërroi jetë në spitalin e Traumës, dhe u përcoll këtë të shtunë për në banesën e fundit në Fier, mes dhimbjes së familjarëve dhe qytetarëve të shumtë.

Krimi po bën ligjin në të gjithë vendin. Vetëm ditën e djeshme ndodhën katër ngjarje të rënda kriminale. Ditën e djeshme u kryen katër grabitje nga maskat nën kërcënimin e armëve në Tiranë, Fier dhe Delvinë. Ndërsa një biznesmen u plagos nga persona të panjohur në Fier.
Persona të maskuar dhe të armatosur ushtruan terror dhe grabitën paratë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm. Banka është një degë e nivelit të dytë që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës. Mendohet se grabitësit kanë kërcënuar rojen dhe kanë hyrë në objekt. Burimet thonë se ata kanë qenë tre persona.
Personat kanë dhunuar personin që ruante bankën. Mendohet se kanë marrë një shumë parash, por edhe kasafortën e kësaj banke që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës.
Në polici janë thirrur rojet e objetit për të dhënë shpjegime. Sipas burimve shuma e grabitur ka qenë e konsiderueshme. Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe kështu kanë bërë grabitjen e radhës me dhunë dhe armë.
Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe kështu kanë bërë grabitjen e radhës me dhunë dhe armë, duke marrë edhe një shumë të madhe barash që pritet të verifikohet në orët në vijim.

Dëshmitari tregon tmerrin e grabitjes: “Çohuni se na vranë”!
Një dëshmitar tregon se, pronari i pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxha së bashku me bashkëshorten bëri rezistencë dhe kërkoi ndihmë. “Po kërkonte ndihmë ai i valutës dhe ajo gruaja brenda, por njeri nuk u afrua fare. Policia nuk ishte. Më pas erdhi Aguri mori karrigen time dhe e godet, por në atë kohë ai qëllon. Unë isha pas Agurit dhe rashë menjëherë që mos më merrte plumbi. Ata ishin dy veta të maskuar me automatik. Më pas ikën në këmbë. “Çohuni o popull”, thashë unë se na vranë. Policia erdhi pas gjysmë orë. Kurse ambulanca erdhi më vonë, pas policisë”, tregon dëshmitari.
Dy burrat janë përleshur me dy grabitësit, të cilët qëlluan të paktën dy herë me armë zjarri. Një plumb e ka kapur në kokë 53-vjeçarin Vrenozi, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës. Ndërkohë Gëzim Hoxha ka marrë dëmtime me sende të forta. Por pavarësisht pasojave që lanë pas, grabitësit që në total ishin tre persona, janë larguar nga vendngjarja me një makinë me targa të falsifikuara, duke marrë edhe një sasi parash.