Policia greke ndjek në det narkoskafistin shqiptar, e kap me gjysëm ton drogë

Policia greke ka sekuestruar 424 kg drogë në një gomone që drejtohej nga një skafist shqiptar. Droga u kap në plazhin e Platarias në Igumenicë, ndërsa gomonia ishte nisur nga brigjet shqiptare. Policia greke ka bërë të ditura pamjet, ku për kapjen e kësaj gomonie Asfalia e Prevezës kërkoi ndihmën e Policisë Kufitare si edhe të 6 skafeve nga Igumenitsa, Korfuzi dhe Lefkadha
Sipas mediave greke, gomonia u shfaq në Plataria në orën 02.00 me orën lokale, ndërsa skafisti shqiptar Dritan Jorgji, 42 vjeç nga Saranda, i njohur me pseudonimin “Tan Zimani”, lidhi gomonen në mol, momenti kur është kapur nga policia greke.