Ballina Politikë Kokaina rrëzon qeverinë? Familja kryeministrore pas kartelit kolumbian, “El Clan del Golfo”

Kokaina rrëzon qeverinë? Familja kryeministrore pas kartelit kolumbian, “El Clan del Golfo”

Jehona e operacionit të fundit të 613 kg kokainë dhe se si bosët e drogës kanë mundur të shpëtohen nga policia shqiptare ka ngritur ehde një herë hije të forta zemërimi në agjencitë e shërbimeve partnere të Shqipërisë duke e parë qeverinë si aleate të drogës dhe jo aleate të shërbimeve të sigurisë ndërkombëtare.
Agjencitë e mëdha të luftës ndaj narkotikëve si DEA amerikane ashtu edhe Guardia di Financa në Itali janë tani dëshmitarë se në Shqipëri ka një qeveri të lidhur me kartelet kolumbiane të kokainës dhe vetë ajo funksionon si një kartel. Ndryshe nga rasti i Kolumbisë, ku qeveria dhe shteti janë në një luftë permanente me kartelet e drogës , madje edhe me armë, në Shqipëri është e kundërta. Këtu Karteli ka qeverinë dhe kjo i shumëzon me zero të gjitha përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për të luftuar trafikun e drogës.
Deri tani ishte provuar se e gjithë mbjellja e vendit me kanabis kishte si arkitekt jo ministrin e Brendshëm që është kapur me presh në dorë në këtë trafik, por vetë kreun e qeverisë, i cili po bën çdo gjë për të mbyllur hetimet ndaj ish-ministrit të tij.

Çfarë provoi operacioni i fundit i prishjes së provave në kapjen e 613 kg kokainë?
Ky operacion i faktoi partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë se ashtu si në rastin e kanabisit edhe në rastin e kokainës kemi të bëjmë me një trafik shtetëror, i cili kontrollohet direkt nga familja kryeministrore. Janë lidhjet e kësaj familje kryeministrore që kanë bërë që operacioni për kapjen e bosëve të drogës të dështojë.
Lidhjet e kësaj familje qëndrojnë pas karteleve të forta të drogës në Kolumbi. Janë afërsisht edhe 95 ngarkesa të tjera me kokainë nën ambalazhin e bananeve që kanë mbërritur nga Kolumbia dhe që nuk janë kapur. Nëse përllogaritet shuma e një ngarkese kokaine nga Kolumbia që kap shifrën e 180 milionë eurove, atëhere kjo shumë duhet të 100 fishohet per ngarkesat e tjera që kanë kaluar më parë në mbrojtje të plotë nga karteli kryeministror.

Karteli qeveritar dhe karteli kolumbian “El Clan del Golfo”
Kokaina e mbërritur nga Kolumbia dhe dështimi i operacionit për të kapur bosët e kokainës tregojnë për lidhje të forta mes kartelit kolumbian “El Clan del Golfo”, dhe kartelit qeveritar në Shqipëri të familjes kryeministrore. Olsi Rama, vëllai i kreut të qeverisë është i përfshirë po ashtu në laboratorin e kokainës së Xibrakës ku janë të provuara lidhjet me krerët e atij karteli që edhe ai kishte lidhje të forta me Kolumbinë dhe nuk duhet harruar që një nga të arrestuarit është kolumbian. Janë pikërisht këto lidhje dhe lëvizje të Olsi Ramës me kolumbianët që e bëjnë më të lehtë për të kuptuar se kush qëndron pas ngarkesës së 613 kg kokainë. Dhe po ashtu e bëjne edhe më të kuptueshme se përse nuk duheshin lejuar bosët e mafies të merrnin ngarkesën dhe më pas të arrestoheshin.
Kokaina e sekuestruar i përket një strukture të narkotrafikut e cila është e lidhur me “Klanin e Gjirit”, që ka lidhje me porte të ndryshme në Europë në vendet ku dërgojne drogën. Falë këtij sekuestrimi u evitua që më shumë se 180 milionë dollarë, vlera e drogës në tregun e zi ndërkombëtar, të shkonin në arkat e këtij grupi nderkombetar.

Nga operacioni u arrestuan dy persona: shoferi i kamionit dhe një punonjës i kompanisë. Ndërkohë policia shqiptare shpalli në kërkim pronarin e kompanisë dhe ka hapur një hetim me homologët në Europë për të identifikuar e arrestuar persona të tjerë në lidhje me ngjarjen, por policia shqiptare nuk ka thënë se përse nuk u lejuan bosët e drogës të merrnin ngarkesën dhe më pas të arrestoheshin.
“El Clan del Golfo”, i quajtur më parë “Los Urabeños” ose “Clan Úsuga”, është një grup kolumbian i trafikimit të drogës i cili është përfshirë në konfliktin e armatosur kolumbian. Ai konsiderohet si grupi më i fuqishëm neo-paramilitar në Kolumbi me rreth 3.000 anëtarë në rrethin e brendshëm të organizatës. Burimi kryesor i të ardhurave te tyre është trafiku i drogës.

E vetmja zgjidhje rrëzimi i qeverisë
Partnerët e Shqipërisë duhet të kuptojnë se në rast se duan vërtet që të luftojnë trafiqet e drogës në Shqipëri dhe që ky vend të mos jetë më trampolinë e narkos në vendet e BE, atëhere zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë së lidhur me kartelet kolumbiane dhe largimi i kreut të kartelit qeveritar, Rama. Në të kundërt, askush nuk duhet të shpresojë se në këtë vend do të ketë qetësi dhe se shumë shpejt Europa do të ketë një problem të madh me Shqipërinë e kthyer në Kolumbi të Europës. Prova e fortë e këtij dështimi të madh në luftën kundër trafiqeve të drogave të forta u konstatua katër ditë më parë në Maminas.
“RD”

Exit mobile version