Cikli i krimit po thellohet, me Ramën kapen vetëm shoferë jo bosët e mafies, Tirana lavatriçja e pastrimit të parave

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ngriti sot shqetësimin për situatën e krimit dhe rendit në Shqipëri, duke vlerëusar se jeta dhe prona e qytetarëve janë në kërcënim të vazhdueshëm. Sipas Bashës, në Shqipëri ka aktualisht vetëm një realitet, drogë dhe krim.
Gjatë një konfernce me gazetarët, Basha theksoi se kryeministri Edi Rama po shpenzon miliona euro për propgandë brenda dhe jashtë vendit, për t’u shfaqur si lider që po bën reforma dhe po lufton drogën, por nëse kjo propagandë do të pranohet, atëherë pasojat për Shqipërinë do të ishin fate.
Basha u shpreh se krimi nuk mund të luftohet për sa kohë është Edi Rama në krye të qeverisë.

Pjesë nga deklarata
Sot në Shqipëri, jeta dhe prona janë në kërcënim të vazhdueshëm. Në Shqipëri ka vetëm një realitet, dorgë dhe krim. Po shohim realitetin e vërtetë të Shqipërisë, dorgë lumë drejt Europës, grabitje me armë të bizneseve, përplasje bandash.
Tani po bëhet e qartë ajo që e kishim paralajmëruar. Cikli i krimit po thellohet. Organizata kriminale ndërkombëtare të organizuara nga krimi shqiptar. Për çdo ngarkesë që kapet, 10 të tjera kalojnë.
Bumi i ndërtimit pa asnjë llogjikë ekonomike, bankat off shore dhe projekti i “PPP”-ve me 1 miliard dollarë, janë projekte të parave të krimit.
Edi Rama po shpenzon miliona euro propagandë në Shqipëri dhe në botë për t’u shfaqur si një njeri që po bën reforma. Besimi i kësaj propaganda do të kishte pasoja fatale për vendin. Ata që sollën krimin, nuk mund ta luftojnë krimin. Për sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, nuk do të ketë luftë ndaj krimit. Për sa kohë Edi Rama është në pushtet, do të kapen vetëm shoferët dhe jo kokat e krimit.