Troyes pret PSG, miqtë e kanë mendjen te Real Madrid

Troyes do të ketë një provë shumë të vështirë për të kaluar në javën e 28-të të kampionatit francez të futbollit. Skuadra që mban vendin e 18-të në renditje do të presë kryesuesit e Ligue 1, Paris Saint-Germain pasditen e së shtunës. Duke parë diferencat e mëdha që ekzistojnë mes dy ekipeve duket e pamundur që vendasit të arrijnë të marrin edhe një pikë të vetme në këtë sfidë. Strategjia e tyre do të jetë e thjeshtë: mbrojtje dhe kundërsulm.
Barazimi do të ishte një fitore për Troyes, që ka arritur të marrë vetëm 8 fitore në këtë sezon të Ligue 1. Kështu, PSG do të jetë super favorit për të fituar, por lojtarët e Emery mund të ndjejnë lodhjen duke parë se vetëm 48 orë më parë kanë luajtur në Kupën e Francës kundër Marseille, e mundur me rezultatin 3-0. Trajneri Emery, në fakt, ka aktivizuar më të mirët në atë takim dhe pjesa më e madhe e tyre do të jetë në fushë edhe kundër Troyes. Gjithashtu, të martën e ardhshme do të jetë ndeshja e kthimit kundër Real Madrid, e vlefshme për 1/8-at e Champions League. Ndërkohë, herën e fundit që PSG ka luajtur në fushën e Troyes ka fituar 9-0 dhe ka shënuar 20 gola në total në pesë përballjet e fundit me Troyes.