Raporti: Shqipëria, furnizon BE me drogë nga toka, deti dhe ajri

Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve ka publikuar së fundmi raportin për vitin 2017, i cili bazohet në disa raporte mbi lëndët narkotike, substancat psikotrope, perkursorët dhe përbërësit kimikë të përdorur në prodhimin e paligjshëm të drogave.
Në raport, rruga e ashtuquajtur ballkanike dominon korridorin e trafikut të drogave në Europën Lindore. Në këtë rrugë, lëndët opioide trafikohen nga vendburimet origjinale, si Afganistani, Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit, tranzit përmes Turqisë, Ballkanit e përfundojnë në Europën Qendrore e Perëndimore.
Në Ballkan janë ndërruar shpesh degët e mafias, por rruga kryesore mbetet ajo përmes Bullgarisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa një pjesë më e vogël trafikohet përmes Maqedonisë dhe Kosovës, zakonisht për magazinim dhe paketim.
Në kah të kundër trafikohen drogat sintetike nga Europa Perëndimore. Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë ngushtësisht me ato në Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Turqi.

Megjithatë, bashkëpunimi ndërkombëtar me kandidatë dhe vende potencialisht kandidate për në BE, si për shembull me Shqipërinë, Bosnjen, Serbinë dhe Maqedonisë, vijon fuqishëm duke asistuar dhe zhvilluar më tej sistemet e tyre të brendshme të interceptimit, bazuar mbi kornizat ndërkombëtare.
Sa i përket kanabisit që përfundon në vendet e BE-së, ai shpesh kultivohet si brenda tyre, ashtu dhe përmes trafikut nga rajone të tjera. Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit që shkon në BE. Në vitin 2016, kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura u rrit shumëfish e kjo u raportua nga disa vende, si Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.
Në Shqipëri, gjatë vitit 2016, situata e kanabisit karakterizohej nga rritja e sipërfaqeve të kultivimit, shoqëruar me zgjerimin e rrugëve detare për trafikim dhe përpjekjet përmes rrugëve ajrore. Në vitin 2016, për shkak të sasisë së tepër të prodhuar, çmimi i kanabisit në Shqipëri ra në një nivel prej 100-400 eurosh për kilogram.

Sasia e kanabisit të sekuestruar në Shqipëri u rrit me 164% nga viti 2015 në vitin 2016, duke arritur një total prej 30 tonësh në këtë të fundit, krahasuar me 11.3 tonë të sekuestruara në vitin paraardhës. Gjatë kësaj kohe, çmimi i kanabisit të prodhuar në ferma ra 600-1300 euro për kg në vitin 2015, deri në 100-400 euro për kg në 2016-ën.
Sa i përket trafikut të heroinës, transporti kryhet kryesisht përmes rrugëve tokësore, me synimin për ta shitur atë në tregjet e Europës Qendrore e Perëndimore, me kamionë, autobusë apo automjete private.
Greqia dhe Italia janë destinacionet kryesore të heroinës së trafikuar. Gjithnjë e më shumë heroinë e trafikuar është mbajtur në Shqipëri, për përdorim lokal. Sipas statistikave qeveritare mbi sekuestrimin e heroinës në vitin 2016, shihet një rritje e sasisë së sekuestruar me 57.3 kg (rritje 55%) krahasuar me 36.7 kg të kapura në vitin 2015. Çmimet me shumicë e pakicë mbeten thuajse identike me vitin paraardhës: 1 kg heroinë varion nga 16 mijë euro në 18 mijë euro. Në vitin 2016, çmimi mesatar për një gram heroinë në rrugë ishte 22 euro, por pastërtia e saj në treg të zi varion nga 1 deri në 15 për qind.

Paragrafët më të fortë
Shqipëria në këtë raport konsiderohet si furnizuesi kryesor i kanabisit të Bashkimit Europian.
Në paragrafin me nr.748 thuhet se:
Kanabisi kultivohet kudo në kushte shtëpie në Bashkimin Europian dhe trafikohet nga rajone të ndryshme jashtë tij. Shqipëria mbetet burimi kryesor i furnizimit të kanabisit që është trafikuar në Bashkimin Europian.
Në paragrafin nr.753 thuhet se:
Në Shqipëri, gjatë vitit 2016 situata e kanabisit u karakterizua nga rritja e numrit të parcelave ku kultivohej kanabisi, ç’ka u shoqërua me një shtim të rrugëve të trafikut, përfshirë këtu edhe trafikun e drogës në rrugë ajrore. Për shkak të rritjes së kultivimit, çmimi i kanabisit në Shqipëri ra në 100 deri në 400 euro për kilogram.
Paragrafi 754
Sasitë e sekuestruara të kanabisit nga viti 2015 në atë 2016 u rritën me 164%, që do të thotë se në 2016 u kapën 30 tonë, në krahasim me 11.3 ton që u kapën në vitin 2015. Në të njëjtën peirudhë çmimi ra nga 600-1300 euro në 100-400 për kilogram.

Në raport, rruga ballkanike dominon korridorin e trafikut të drogave në Europën Lindore. Në këtë rrugë, lëndët opioide trafikohen nga vendburimet origjinale, si Afganistani, Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit, tranzit përmes Turqisë, Ballkanit e përfundojnë në Europën Qendrore e Perëndimore.
Në Ballkan janë ndërruar shpesh degët e mafias, por rruga kryesore mbetet ajo përmes Bullgarisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa një pjesë më e vogël trafikohet përmes Maqedonisë dhe Kosovës, zakonisht për magazinim dhe paketim.
Në kah të kundër trafikohen drogat sintetike nga Europa Perëndimore. Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë ngushtësisht me ato në Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Turqi.
Megjithatë, bashkëpunimi ndërkombëtar me kandidatë dhe vende potencialisht kandidate për në BE, si për shembull me Shqipërinë, Bosnjen, Serbinë dhe Maqedonisë, vijon fuqishëm duke asistuar dhe zhvilluar më tej sistemet e tyre të brendshme të interceptimit, bazuar mbi kornizat ndërkombëtare.
“Greqia dhe Italia janë destinacionet kryesore të heroinës së trafikuar. Gjithnjë e më shumë heroinë e trafikuar është mbajtur në Shqipëri, për përdorim lokal”, thuhet në raport.

BE rrëzon pretendimet e qeverisë shqiptare për kanabisin
Raporti rrëzon hapur pretendimet e qeverisë shqiptare për kultivimin e kanabisit. Kryeministri Rama gjithmonë është shprehur se nuk është rritur sasia e kultivuar, por transparenca e shifrave. INCB shpreh se në vitin 2016, Shqipëria arriti të bëhej burimi kryesor i kanabisit në Evropë, duke ndikuar dhe në uljen e çmimit në treg.
“Kanabisi që përdoret në Bashkimin Evropian kultivohet në vend për t’u trafikuar nga rajonet e tjera. Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabis të trafikuar në Bashkimin Evropian. Në vitin 2016 në Shqipëri, gjatë vitit 2016 gjendja e kanabisit u karakterizua nga një rritje e kanabisit të kultivuar në vend, të lidhura me një zgjerim të trafikut detar, dhe të rrugëve dhe përpjekjeve nëpërmjet rrugëve ajrore. Në vitin 2016, për shkak të rritjes në furnizim, në Shqipëri ra niveli i çmimit të shitjes me pakicë, në një nivel nga 100 euro deri në 400 euro për kilogramë”, thuhet në raport.

“Trafikimi i heroinës kryesisht përdor transportin rrugor për të sjellë heroinën në tregje në Evropën Qendrore dhe Perëndimore, duke përdorur kamionë, autobusë dhe automjete private. Greqi dhe Italia janë destinacionet kryesore për heroinën e trafikuar. Gjithnjë e më shumë, disa prej heroinave të trafikuara kanë qenë ruajtur në Shqipëri për konsumatorët lokale. Çmimet me shumicë dhe çmimet e shitjes me pakicë kanë mbetur pothuajse identike me vitin paraprak. Çmimi për 1 kg heroinë shkon nga 16,000 euro në 18,000 euro. Në vitin 2016, në tregun e rrugës, çmimi mesatar për 1 gram heroinë ishte 22 euro”, përfundon raporti.
Sipas raportit grupet kriminale shqiptare janë të lidhur me grupet në Itali, Kosovë, Mal i Zi dhe Serbi. “Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë ngushtë me grupet kriminale në Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Turqi. EMCDDA ka vazhduar bashkëpunimin e saj aktiv me të gjithë kandidatët aktualë dhe kandidatët e mundshëm të Bashkimit Evropian. Për shembull, duke ndihmuar Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë”, shkruhet në raport në kapitullin për Evropën.