Ballina Sport Pse Zidane i trembet PSG-së

Pse Zidane i trembet PSG-së

Zinedine Zidane ka dalë sot në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së radhës në kampionatin spanjoll, kundër Getafes. Megjithatë, interesi i gazetarëve ka qenë më i madh për kthimin e së martës së ardhshme kundër PSG-së, në Champions, teksa “Los Blancos” e kanë fituar sfidën e parë të 1-/8 finale në “Bernabeu”, me rezultatin 3-1.
– Neymar, mungesë e sigurt për kthimin ndaj PSG-së. Më shumë opsione për ekipin tuaj?
Na vjen keq për të, por PSG-ja ka një ekip shumë të fortë dhe ai që do ta zëvendësojë brazilianin do të jetë i mirë. Nuk mendojmë se do të jetë e lehtë.
– A ndryshon gjë mungesa e Neymar-it për ndeshjen e së martës?
Ne kemi respekt për PSG-në, do të duhet të luajmë në 2 mijë për qind. Kushdo që luan në vendin e tij do të bëjë shumë mirë, sepse ai do të dëshirojë ta tregojë veten.
– Përpara keni ndeshjen e kampionatit, por a shkon vërtet mendimi i ekipit në “Cornellà”?
Unë mund të them atë që mendoj, por është e vërtetë që lojtarët kanë ndeshjen e së martës në kokat e tyre. Ajo që duhet të bëjmë është të jemi të mirë kundër Getafes, por është e paevitueshme të mendojmë për një lojë si ajo ndaj PSG-së. Sidoqoftë, jam munduar të rris përqendrimin e lojtarëve te ndeshja e ditës së nesërme, paraprakisht.
– Isco është duke ecur në fushë…
Ai është i mërzitur, është normale, por qëndrimi është gjithmonë spektakolar. Isco stërvitet mirë, kjo çështje nuk ekziston, jemi së bashku. Fakti se është i zemëruar përbën diçka normale.

– Kroos dhe Modriç, si janë?
Është e rëndësishme që Marcelo këtë mëngjes është bashkuar me ne. Do të shikojmë hap pas hapi, të tjerët e lënduar, nuk mund të them asgjë. Varet nga ndjenjat e tyre. Nuk e dimë nëse do të jenë gati për të martën, do të shohim çdo ditë.
– Me kaq pak kohë në dispozicion, a mund të jeni 100 për qind të martën?
Unë nuk e di, do të shohim, kjo është arsyeja pse nuk dua të flas për këtë.
– A do të kërkojë Getafe shumë energji fizike nga ekipi juaj?
Sigurisht, si të gjithë. Realiteti është se ne luajmë kundër ekipeve super të motivuara. Kjo është loja e vitit për kundërshtarin, ndaj duhet të mendojmë në të njëjtën mënyrë.
– Real Madridi ka një fytyrë në La Liga dhe një tjetër fytyrë në Champions. A mund ta fitoni Ligën e Kampioneve kështu?
Ne duhet të fitojmë lojërat njëra pas tjetrës, për të shpresuar te diçka e mirë në fund të sezonit. Po luajmë çdo tri ditë një ndeshje, ndaj duhet të përpiqemi të fitojmë sa më shumë.

– Në La Liga vjen përplasja Barcelona-Atletico Madrid…
Nuk jam i interesuar për atë që do të bëjnë rivalët. La Liga, gjithmonë do të jetë e luftuar deri në fund, për të gjithë. Nëse mendoni se kampionati është mbyllur, nuk është kështu.
– Përsërisni se do të luftoni deri në fund për titullin në La Liga, por çdo javë është më pak e besueshme për këtë…
Nuk është e pamundur, edhe pse shumë e vështirë. Ne kemi fituar pesë ndeshje para asaj të fundit dhe ky është futbolli. Espanyol na ka bërë të çmendur, sepse nuk e meritonim ta humbisnim atë lojë. Ne nuk ishim të fokusuar deri në fund. Shikoni se çfarë po ndodh në mes ekipit të vendit të parë dhe të dytë. Nëse fiton Atletico Madrid, diferenca ngushtohet në dy pikë. Pritshmëritë që kam unë? Jam optimist, deri në fund.
– Barcelona ankohet për gjyqtarët…
Nuk më intereson, nuk jam i interesuar, nuk është “biznesi” im.
– Kovaçiç, si e shihni?
Ai është mirë, ka luajtur katër ose pesë ndeshje radhazi. Fizikisht është mirë, jam i kënaqur me performancën e tij.
– A do të vazhdojë Ronaldo të pushojë kundër Getafe?
Nesër do ta shihni atë.
– A e keni përcaktuar 11-shen për të martën?
Nuk kam vendosur, do të kemi kohë për të menduar për këtë.

Exit mobile version