Messi e la Kovaçiç me pasoja

Zidane duhet ta kryejë punën me Mateo Kovaçiç. Nëse Kroos apo Modriç nuk do të shkojnë në Paris, kroati do të duhet të luajë si titullar për Real Madrid kundër PSG, nëse trajneri francez nuk do të ndryshojë planin aktual. Por sezoni i futbollistit nga Ballkani është lëkundur për keq, për shkak të dëmtimit të vuajtur në shtator, por mbi të gjitha, që pas klasikes së 23 dhjetorit, kur u vulos nga vendimi i tij për të gjurmuar Messin, duke lënë të lirë Rakitiç, që i dha avantazhin Barças 0-1. Të martën e kaluar, kroati ishte sërish jashtë pozicionit, në humbjen 1-0 të “Los Blancos”, duke vënë seriozisht në dyshim performancën e tij me Real Madrid. Vendimi i gabuar ndaj Barças duket se e ka lënë atë të dëmtuar emocionalisht dhe skuadra iu vu në mbrojtje ndaj kritikave dhe ngacmimeve nga jashtë, por duket se që atëherë, ditët e errëta janë shtuar. Ndaj Betis, vetëm tre topa të fituar, më pak se 1/3 e topave të rekuperuar nga Casemiro, 10. Ishte gjithashtu e qartë se braziliani dhe kroati nuk shkuan bashkë. E njëjta histori u përsërit edhe në disa ndeshje të tjera, si kundër Espanyol, kur me më shumë përgjegjësi për shkak të mungesës së Casemiro, ai nuk mori dot kontrollin. Kovaçiç nuk përshtatet për të përfituar nga ky shans që i jepet për shkak të problemeve dhe mungesave në mesfushë. Tani është shqetësimi më i madh i Zidane, që ta ketë Kovaçiç në formë pozitive kur ndodhet vetëm një javë nga transferta ndaj PSG. Problemet e mesfushorit shkojnë edhe përtej Real Madrid, teksa mungesa e vijueshmërisë së tij rrezikon fanellën me ekipin përfaqësues të Kroacisë në Kupën e Botës Rusi 2018, në një grup të vështirë, përballë Argjentinës, Islandës dhe Nigerisë.