Manjani: Aksioni për kokainën jo vetëm show, por kriminal sepse fshehu porositësit, droga do përpunohej këtu

Policia që dje e deshen korrte hashash.Pronarët e hashashit nuk diheshin!
Policia që duan sot, magazinon Kokainë. Pronarët e saj prap nuk dihen!
Njësoj! Si me Policinë që deshën ashtu edhe me Policinë që duan! Trafikantët nuk gjenden, nuk dihen, nuk kapen…
Dallimi është te lloji dhe cilësia e mallit. Dje flitej për hashash, sot për kokainë. Normal. Qeveria ka më shumë stres dhe kërkon “kualitet të lartë” dhe financim efektiv…
Ndërkohë opinionit publik i serviren vetëm histori me “trima” e me “forca ligjesh”. Asnjë autor, përvec një të dyshuari edhe ai formalisht është nën alibinë ligjore të pronësisë së bananeve. Kjo tregon se kapaciteti HETIMOR i shtetit është 0.
Si në të shumtën e rasteve! Pra asgjë e re! Kot fryhen se kanë bërë reforma! Ja ku e kanë pasojën.
Policia më së pari ka detyrë të gjëmojë e të kapë kriminelët e jo të mbledhë dhe magazinojë produktet e krimit.
Ndaj ai operacion që bënë, të cilin e quajtën SHOË (në fakt për shoë u bë), në rastin më të mirë ishte i papjekur dhe jo profesional.

Nëse nuk është keshtu, i bie të jetë kriminal sepse është bërë për të fshehur pronarët e atij malli.
Të gjitha shenjat (në fakt edhe Kryeministri e pranoi) janë që ajo drogë do përpunohej ende këtu nga “porositësit” dhe do paketohej për tu dërguar në perëndim. Këtë tha edhe Kryeministri: “droga ishte e destinuar jo për konsum vendas”.
Por operacioni SHOË, e ndërpreu ciklin, pa lejuar hetimin të shkojë tek pronarët. Ndoshta nëpermjet tyre edhe tek politikatët pushtetarë…
Prandaj Policia që deshën, e duan prap! E duan për magazinë droge dhe jo kapje të trafikatëve.
Tashmë nuk më çudit as Prokuroria. Ajo është vartëse e Ministrisë Brendshme…
Ndërkohë trafikantët që hë për hë publiku i njeh me kodet “777” apo “024”, etj të stampuara në ato pako kriminale, do ti marrim vesh më vonë, për fat të keq nga lajmet e kronikës së zezë…