Ballina Aktualitet Krimi bën ligjin, katër grabitje nga maskat, një biznesmen i plagosur

Krimi bën ligjin, katër grabitje nga maskat, një biznesmen i plagosur

Krimi po bën ligjin në të gjithë vendin. Vetëm ditën e djeshme ndodhën katër ngjarje të rënda kriminale. Vetëm ditën e djeshme u kryen tre grabitje nga maskat nën kërcënimin e armëve në Tiranë, Fier dhe Delvinë. Ndërsa një biznesmen u plagos nga persona të panjohur në Fier.
Persona të maskuar dhe të armatosur ushtruan terror dhe grabitën paratë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm. Banka është një degë e nivelit të dytë që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës. Mendohet se grabitësit kanë kërcënuar rojen dhe kanë hyrë në objekt. Burimet thonë se ata kanë qenë tre persona.
Personat kanë dhunuar personin që ruante bankën. Mendohet se kanë marrë një shumë parash, por edhe kasafortën e kësaj banke që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës.
Në polici janë thirrur rojet e objetit për të dhënë shpjegime. Sipas burimve shuma e grabitur ka qenë e konsiderueshme. Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe kështu kanë bërë grabitjen e radhës me dhunë dhe armë.
Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe kështu kanë bërë grabitjen e radhës me dhunë dhe armë, duke marrë edhe një shumë të madhe barash që pritet të verifikohet në orët në vijim.

Plumba gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor, kalimtari në gjendje të rëndë
Një pikë këmbimi valutor është grabitur në orët e paradites së djeshme në qendër të Fierit, teksa policia ka arrestuar njërin prej autorëve në kohë rekord. Një kalimtar ka hyrë për të ndihmuar pronarin, por është qëlluar me pistoletë në kokë nga grabitësit, të cilët më pas janë larguar. I plagosuri është Agur Vrenozi, i cili u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Fierit dhe është në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe pronari i pikës së këmbimit valutor. Policia ka arritur të kapë njërin prej grabitësve dhe ka sekuestruar çantën me paratë e vjedhura. Mësohet se autori është 32-vjeçari me inicialet D.S. nga Vlora. Mësohet se autori ka ikur me makinën e tij drejt fshatit Baltëz, ku ka braktisur mjetin dhe është hedhur në lumë, por pak minuta më vonë policia e ka arrestuar. Uniformat blu janë vënë në kërkim të autorit të dytë.

Dëshmitari tregon tmerrin e grabitjes: “Çohuni se na vranë”!
Një dëshmitar tregon se, pronari i pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxha së bashku me bashkëshorten bëri rezistencë dhe kërkoi ndihmë. “Po kërkonte ndihmë ai i valutës dhe ajo gruaja brenda, por njeri nuk u afrua fare. Policia nuk ishte. Më pas erdhi Aguri mori karrigen time dhe e godet, por në atë kohë ai qëllon. Unë isha pas Agurit dhe rashë menjëherë që mos më merrte plumbi. Ata ishin dy veta të maskuar me automatik. Më pas ikën në këmbë. “Çohuni o popull”, thashë unë se na vranë. Policia erdhi pas gjysmë orë. Kurse ambulanca erdhi më vonë, pas policisë”, tregon dëshmitari.
Dy burrat janë përleshur me dy grabitësit, të cilët qëlluan të paktën dy herë me armë zjarri. Një plumb e ka kapur në kokë 53-vjeçarin Vrenozi, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës. Ndërkohë Gëzim Hoxha ka marrë dëmtime me sende të forta. Por pavarësisht pasojave që lanë pas, grabitësit që në total ishin tre persona, janë larguar nga vendngjarja me një makinë me targa të falsifikuara, duke marrë edhe një sasi parash.

Maskat lidhin kambistin dhe vajzën dhe grabisin 25 milionë lekë
Një tjetër grabitje ka ndodhur dje në qytetin e Delvinës. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë një kambist, Musli Osmani 70 vjeç. Mësohet se kambisti është dhunuar së bashku me vajzën e tij 27-vjeçare, pasi autorët i kanë lidhur me litar.
Vëllai i i kambistit tha se dyshohet se ishin dy persona dhe se autorët i kanë marrë 25 milionë lekë. “Siç thotë ai kishte rreth 25 milionë lekë”, tha vëllai Osman Osmani, kur u pyet për shumën e grabitur. Ai punonte si kambist prej 20 vitesh, ndërsa mësohet se autorët janë futur gjatë natës në banesë.

Plagoset me armë biznesmeni
Një plagosje me armë ka ndodhur në qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. I plagosur mësohet se ka mbetur pronari i një biznesi të vogël përballë gjimnazit. Ende nuk dihen motivet.
Nga të dhënat e para është mësuar se dy persona dyshohet se kanë dashur të grabisin një pikë këmbimi valutor. Në këto momente ka ndërhyrë edhe pronari i byrektores që ndodhej ngjitur me dyqanin tjetër. Grabitësit kanë qëlluar me armë, duke e lënë të plagosur. Policia ka vënë në pranga njërin nga autorët pas ndjekjes së bërë nga efektivët.

Exit mobile version