Armata e Kolumbisë nxjerr zbuluar Ramën: Ja si u zhvillua operacioni për kapjen e 613 kg koakinë në Durrës

Armata Kombëtare e Republikës së Kolumbisë, (Marina kolumbiane) në faqen zyrtare ka postuar informacionin lidhur me kontenierin me kokainë që u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në Durrës. Në njoftim thuhet se, kontenieri ishte nisur nga Kolumbia në mes të janarit dhe itinierera ishte vizita e disa porteve europiane për të mbërritur në portin e Durrësit.
“Në një operacion të kordinuar që përfshinte Marinën Kombëtare Kolumbiane, agjensitë ndërkombëtare dhe Policinë shqiptare, u kapën 613kg kokainë në Portin e Durrësit.”shkruhet në faqen zyrtare të Marinës Kolumbiane
Ngarkesa me drogë është sekuestruar falë informacioneve të siguara nga agjencitë pjesëmarrëse të cilat i lejuan policisë shqiptare të planifikojnë operacionin për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare, që nga momenti i zbarkimit të tij në port deri në objektet e kompanisë në Durrës, vendi ku policia ndërhyri në kontejner dhe gjeti lëndën narkotike.

kokaina 5

“Kokaina e konfiskuar i përkiste një strukture trafikimi të drogës të lidhur me Grupin e Armatosur të Organizuar të njohur si “Clan del Golfo”, i cili ka kontakte në disa porte në Evropë ku ata dërgojnë dërgesa droge”-shton Marina Kolumbiane-Me këtë sekuestrim, vlera e të cilit shkon më shumë se 37 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar të zi, është penguar të hyjë në arkën e këtij grupi të paligjshëm”.

Operacioni
Droga ishte nisur nga Kolumbia, tranzit në Itali dhe Maltë, për të mbërritur në Portin e Durrësit. Dy persona janë arrestuar, teksa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë që kishte konteinerin me banane ku ishte fshehur droga.
“Mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizën e riskut, pas një pune të mirë, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snoë”. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja e një sasie rekord prej 613 kg lëndë narkotike kokainë, me vlerë tregu mbi 180 mln euro”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Veliu tha se, kokaina ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të konteinerit të ngarkuar me banane. “Në momentin që nga ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga “Arbi Garden”, me pronar Arbër Çekaj, sasia e drogës ishte në 528 pako me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Konteineri u mbajt në vëzhgim derisa mbërriti në magazinën e firmës nga strukturat e policisë”, tha Veliu.
Në pranga kanë rënë dy 25-vjeçarë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa pronari i kompanisë, A.Ç është shpallur në kërkim. Sasia e drogës zbulon një rrjet trafiku narkotikësh, që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.

Mjeti ku u transportua konteineri me 613 kg kokainë ka mbetur i bllokuar në hyrje të magazinës së kompanisë “Arbri Garden” pas ndërhyrjes policore. Dyshohet paraprakisht se, kamioni është marrë për përdorim nga kompania “Pelikani Transport”, shoferi i të cilës u arrestua, ashtu siç edhe menaxheri i kompanisë që kishte porositur 20 tonë me banane në Kolumbi.
Pas itinerarit Kolumbi-Maltë-Itali-Shqipëri, konteineri me drogë ka hyrë në Portin e Durrësit në datën 19 shkurt. Për 18 ditë, ngarkesa ka qëndruar në port, derisa këtë të hënë, menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj është paraqitur për të kryer zhdoganimin.
Ka qenë hetimi i Prokurorisë, që bazuar në faktorët e rriskut ka njoftuar policinë për ngarkesën e dyshimtë me banane, duke sjellë më pas survejimin e automjetit me drogë, i cili nga Durrësi e ndali udhëtimin në godinën e “Arbri Garden”.