“Spiuni i detit”, Çertifikatën e Sigurisë e mori nga nëpunësi i Ramës jo nga NATO, distancimi i Aleancës

Qeveria po abuzon me të ashtuquajturën Çertifikatë Sigurie për atë që është konsideruar si agjent në grupin negociator për ndarjen e detit me Greqinë, Artur Meçollari. Qeveria ka bërë publike të ashtuquajturën Çertifikatë e cila sikurse mund të shikohet nga foto e paraqitur nuk është firmosur nga ndonjë zyrtar i NATO-s, por nga një zyrtar i qeverisë. Pra, një nënpunës i Ramës ka çertifikuar si të sigurtë atë që konsiderohet si “spiuni i detit”.
Vetë NATO ka sqaruar dhe është distancuar nga autorësia e Çertifikatës së Sigurisë për Meçollarit. Ne përgjigjen e mbërritur nga Zyra e Shtypit e Aleancës se Atlantikut te Veriut nënvizohet:
“Është e drejta ekskluzive e autoriteteve kombëtare që të sigurojnë pastërtinë e figurës për qytetarët e tyre, duke përfshirë edhe ata që punojnë për organizatat ndërkombëtare. Gjithashtu, është e drejta ekskluzive e autoriteteve kombëtare për të lëshuar certifikata personale të pastërtisë së figurës”.
NATO në këtë mënyrë ka sqaruar se nuk ka rol determinant në dhënien e Çertifikatës së Sigurisë si dhe ka bërë të qartë se ajo është dhënë nga autoritet shqiptare, pra nga vetë Bushati që negocoi me Kociasin në prani edhe të “spiunit”.