Ronaldinho: Kane mund të luajë me çdo ekip të madh në Europë

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane, mund të luajë në çdo ekip në Europë, sipas Ronaldinhos, legjendës së madhe të Brazilit. Kane ka gëzuar një tjetër sezon të pabesueshëm me “Spurs”, duke shënuar 35 gola në të gjitha garat. Ai ka regjistruar sezonin e tretë në katër, kur shënon të paktën 30 gola. Anglezi është lidhur me Real Madridin dhe Ronaldinho beson se 24-vjeçari është më shumë se i aftë të luajë për ndonjë nga klubet më të mëdha të botës. “Harry Kane ka qenë një lojtar i madh prej një kohe tashmë, por nuk ka dyshim se këtë sezon ai ka goditur një nivel të ri, tha braziliani për ‘Mirror’. Ai tani është në nivelin, ku çdo ekip në botë do ta donte. Kane mund të shkonte në cilindo ekip të madh në Europë: Barcelona, ​​Real Madrid, Manchester City. Nuk ka rëndësi se sa i fortë është ekipi. Ai është tani një nga ata pak lojtarë në botë, që në çdo ekip do t’i hapej vendi, nëse ato kanë mundësinë të nënshkruajnë me të”.