Juventusi kursen Higuain; Allegri e dëshiron për Tottenhamin

Një gol i shënuar nga Pjaniç, me penallti, ishte i mjaftueshëm kundër Atalanta, për të fluturuar në finalen e Kupës së Italisë, ku Juventusi do të përballet me Milanin. Nuk ishte pjesë e këtij ballafaqimi Gonzalo Higuain, madje as i grumbulluar nga trajneri Massimiliano Allegri. Sulmuesi argjentinas vazhdon të vuajë nga një problem në kavilje, lëndim të cilin e pësoi në minutat e para të derbit kundër Torinos. Dhe të shtunën në kampionat mbërrin Lazio, jo vetëm pengesa e fundit. Higuain nuk mund të jetë në “Olimpico”, duke e vënë në dyshim edhe kthimin vendimtar të 1/8 finale të Ligës së Kampioneve, më 7 mars, në “Wembley”, kundër Tottenhamit, pas barazimit 2-2 të ndeshjes së parë në Torino. Allegri e ka bërë të qartë se shpresat e rikthimit të ish-sulmuesit të Napolit në kampionat tashmë janë me të vërtetë minimale: “Ai ende ka dhembje në kyçin e këmbës. Vështirë të jetë gati për ndeshjen e së shtunës, por shpresojmë që ta kemi atë të mërkurën”. Prandaj, në referencë të qartë është kthimi me “Spurs”, që konsiderohet “finalja” e parë vendimtare e sezonit. Nëse Juventusi në kampionat ka treguar se mund të bëjë edhe pa argjentinasin, në Europë dhe gjetkë, nëse mungon, mund të jetë fatale. Dhe Allegri e di shumë këtë.