Inter kërkon sërish Mario Balotellin

Italian forward Mario Balotelli celebrates after scoring during the penalty shoot out of the Euro 2012 football championships quarter-final match England vs Italy on June 24, 2012 at the Olympic Stadium in Kiev. AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE

Mino Raiola është kthyer të flasë për Donnarumma-n dhe të ngacmojë Milan-in. E ka bërë këtë gjatë një interviste të dhënë për emisionin e Rai-t “Calcio&Mercato” (do të transmetohet të premten 22;45): “Gigio ka bërë zgjedhjen e tij, atë që të qëndrojë te Milan, dhe unë e respektoj, ka thënë Raiola. Por nëse do të më thoshte se do të largohet, unë do t’i futesha menjëherë punës, edhe pse ofertat e rëndësishme nuk mungojnë. Madje, po të ishte për mendimin tim, Gigio duhet të largohet nga Milan”. Gjatë së njëjtës intervistë, Raiola ka folur edhe për një rikthim të mundshëm të Balotelli-t në Itali. “Mario, ka thënë ai, është gati të kthehet. Është pjekur dhe është një nga dhjetë sulmuesit më të mirë në botë. Në Itali është numri një. Vlen 100 milionë euro, por është me kosto zero. Po negocioj me shumë klube në Angli dhe Itali. Kam folur me Juventus, Roma, Napoli, Inter. Milan? Jo, atje jo sepse është Mirballei dhe nuk mund të flas me të, nuk jam në nivelin e tij”. Më pas, ka ardhur edhe një thumbim për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino: “Nuk besoj se e kupton atë që po thotë në vija të përgjithshme dhe mbi merkaton. Ka trashëguar FIFA-n e Blatter, por nuk mjafton të rrethohesh nga ish-kampionë për të ndryshuar gjërat. Ka ndryshuar ngjyrën e makinës dhe duket si e re, por poshtë asaj ngjyre vazhdon të jetë i njëjti ndryshk”. Finalja e Kupës së Italisë ka qenë shpërblimi i duhur për Gattuso. Shpresa është që të mos jetë i vetmi, por duke parë cilësinë e skuadrës që ka në dispozicion ka shumë mundësi që të jetë kështu.

Gattuso i ka dhënë organizim dhe zemër këtij Milani. Por nuk mund të bëjë mrekulli dhe mangësitë e organikës, kryesisht në sulm, janë të dukshme. Pas një viti, 2 sesioneve të merkaton dhe 250 milionë euro të shpenzuara vazhdon të mungojë një sulmues i madh, një nga ata që garantojnë 20 gola në sezon. Cutrone nuk mund të jetë gjithmonë vendimtar. Andre Silva nuk merret më as në konsideratë dhe, mbi të gjithë, Kalinic ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha. Ndeshja e bërë kundër Lazio-s është e papranueshme për një klub që synon të kthehet në Champions League. Për të gjitha këto arsye, meritat e Gattuso-s janë të dukshme. Të mërkurën në mbrëmje kemi kuptuar se mes kryeveprave të tij, ajo më e qarta është Donnarumma. Askush nuk mund ta kishte menduar katër muaj më parë se një lojtar i fyer nga tifozët do të kishte qenë ai që do të çonte skuadrën në finalen e Kupës së Italisë. Pritjet e tij kanë sjellë në mendje ato të Dohas dhe duke parë se në finale do të ketë përballë të njëjtin kundërshtar, ndoshta edhe rezultati do të jetë i njëjtë.