8 transferimet e mëdha, Ancelotti, Low, Hazard, Bale, Lewandowski

Afati kalimtar i verës së ardhshme pritet të jetë mjaft aktiv me lëvizjet e lojtarëve dhe trajnerëve. Disa transferime të mëdha të trajnerëve dhe lojtarëve pritet të ndodhin gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme. Një nga lëvizjet më të mëdha pritet të jenë ato të trajnerëve Arsene Wenger, Joachim Low, Thomas Tuchel dhe Carlo Ancelotti.
Wenger pritet të largohet nga Arsenal për të kaluar në PSG, Low nga kombëtarja e Gjermanisë për të marrë drejtimin e Real Madrid, Thomas Tuchel në Bayern Munich dhe Carlo Ancelotti në vend të Antonio Contes në Chelsea.  Lëvizje shumë interesante pritet të bëjnë edhe katër superlojtarë. Robert Lewandowski pritet të lërë Bayern Munichun për Real Madridin, Marco Reus Dortmundin për Liverpool, Gareth Bale do të kthehet në Premierligë te Manchster United, ndërsa Eden Hazard në vend të tij në Real.