Paloka-Bushatit: Kur të shkosh në bordellot e Brazilit flit kështu

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është duke raportuar në Komisionin e Integrimit në lidhje me marrëveshjen e detit. Gjatë diskutimeve ka patur reagime të ashpra nga deputetët e opozitës. Deputeti Edi Palok i është drerjtuar Bushatit: Kur të shkosh në bordellot e Brazilit flit kështu.
“E ka bërë publik faktin që për këta emra ka kërkuar një verifikim nga instancat shtetërore përkatëse, po ju them para se të procedonim për këta emra ne kemi bërë verifikimin tonë. Institucionet do të përgjigjen për këtë çështje por nuk është absolutisht normale për një shtet që të diskutojë emrat në publik dhe të fillojë linçimi i tyre. Përgjegjësia për këtë proces, është përgjegjësi politike. Kush ka vërejtje për emra individualë i drejtohet instancave shtetërore. Ndërsa këtu, nuk është në tagrin e Parlamentit, nuk është Parlamenti as SHISH, as DSIK, as SHIU. Kush ka interes për të ditur historikun e x-it e y-it le ti drejtohet mbi bazën e rregullave instancave përkatëse. E para tentojmë ti intimidojmë dhe demotivojmë, e dyta japin sinjal të keq dhe fqinjëve që duam të negociojmë një marrëveshje të re”, tha Bushati.
Paloka: Nuk ka bërë asgjë tjetër veçse është përpjekur të përdridhet sic e ka zakon jo vetëm në politikë dhe të fyejë me qëllim që të prishë këtë seancë dhe ta largojë nga vëmendje. Jemi këtu sepse i është lënë në dorë spiunëve me gjithë letrat që paraqet ky të negociojnë dhe të shesin interesat e Shqipërisë, prandaj jemi këtu.

Bushati: Pas takimit të kryeministrit Rama dhe Tsipras në samitin e NATO-s u ra dakord që krahas mekanizmit diplomatik dy ministrat e jashtëm sëbashku me ekipe nga institucione të ndryshme të shteteve në fjalë të uleshin dhe të diskutonin në një mënyrë edhe më intenisve sic ishin takimet e Kretës dhe Korcës.
Frytet e këtyre diskutimeve ne kemi mundësi sot për sot ti prekim, ne kemi mundësi sot për sot ti demonstrojmë dhe kemi mundësi që krahas kësaj pakete dhe lajme pozitive do të ketë edhe në ditët në vijim, të kishim mundësi që të fillonim nga puna për një marrëveshje të re për delimitimin e zonave detare.
Sikundër Presidenti i republikës ka qenë kryetari i Kuvendit dhe është zgjedhur me votat e mazhotrancës së kaluar dhe ka qenë në dijeni të këtyre zhvillimeve që janë bërë me palën greke dhe shpresoj që në të njëjtën kohë kanë qenë edhe pjesë e vizionit të qeverisë, të reflektuar në programin 2013-2017 dhe në vijm të programit që kjo qeveri ka prezantuar për politikën e jashtme.

Bushati: Nuk lëshon plotfuqishmëri Presidenti. Presidenti ka autorizim dhe në kërkesën që ne i kemi nisur presidentit janë të përcaktuara shumë qartë, objekti, titulli, relacioni, ekipi negociator si në asnjë rast tjetër. Në momentin që Presidenti do të japë autorizimin për këtë gjë në aktin e plotfuqishmërisë që lëshohet nga ministri i Jashtëm do të parashtrohen këto cështje.
Bushati: Emrat e negociatorëve nuk mund të diskutohen në publik
Koncpeti i plotfuqishmërisë i cili i jap garanci palës tjetër që lista e këtyre njerëzve ka mbështetjen e instancës shtetërore. Lista e njerëzve mbi bazën e këtij ligji është e rëndësishme që të jetë mbi bazën e përfaqësimit institucional.
Presidenti ka kërkuar emrat, CV e tyre dhe ne ja kemi vënë në dispozicion emrat funksionet dhe CV. E ka bërë publik faktin që ka kërkuar verifikim për këta emra.
Ne kemi bërë verifikimin tonë. Institucionet do të përgjigjen për këtë cështje por nuk është normale për një shtet që të diskutojmë emrat në publik.

Përgjegjësia në këtë proces është përgjegjësi politike. Kush ka vërejtje për emrat i drejtohet instancave shtetërore. Parlamenti nuk është Shërbim Informativ, kush ka interes për të ditur historinë e X apo Y le ti drejtohet instancave përkatëse. Është gabim i madhe të merresh me individët.

bushati