Si bënte fushatë për PS-në dentistja që zhvati 900 mijë euro, fotot me Haki Çakon e Vangjush Dakon

Dentistja bukuroshe, Olesia Duka që i mori një biznesmeni 900 mijë euro nëpërmjet mashtrimit ka patur lidhje me mjaft politikanë të majtë. Pas publikimit të një mesazhi të deputetit socialist Erion Braçe, i cili falemnderonte dentisten bukurroshe për kontributin në PS, dalin në dritë foto të tjera të saj me eksponetntë të PS. Në disa evente të PS dentistja Olesia Duka ka publikuar fotot ku ka pozuar me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe kryetaribn e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Dentistja Olesia Duka arriti që të mashtronte biznesmenin Idlir Hoxha, duke i marrë 900 mijë euro. Prokuroria e Durrësit zbuloi dy ditë më parë skemën e mashtrimit të stomatologes 38-vjeçare, e cila iu merrte para biznesmenëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente më shumat e marra.
Stomatologia ka në fakt vetëm një klinikë në Tiranë, që është klinika e Stomatologjisë ‘Shendident’. Ka qenë biznesmeni Idlir Hoxha, ai i cili ka bërë denoncimin kundrejt Dukës.
Ndërsa dje në Policinë e Tiranës janë bërë edhe 6 denoncime të tjera për mashtrim nga 38-vjeçarja stomatologe.

Ndërkohë përpos daljeve në emisione televizive, Olesia duke kishte njohje edhe në rangjet e politikës. Në datën 8 mars 2016 Erion Braçe, deputet i PS-së, shkruan në profilin e tij në Instragram:
“Me Olesia Dukën @shendident dhe Fredi Kokoneshin në Divjakë;
Festë dhe dhurata për nënat e vetme dhe fëmijët e tyre për të uruar 8 Marsin!! I jemi mirënjohës Olesias, sipërmarrjes së saj që nxiti dhe mundësoi gjithçka në një dimension të ri e përgjegjësi të re sociale të sipërmarrjes së saj Shendident!
Projekti veç nis sot!!”
38-vjeçarja Olesia Duka ka rënë në pranga, pasi akuzohet për veprën penale ‘Mashtrim’. Sipas hetimeve të Prokurorisë, Duka ka përvetësuar një shumë prej 900 mijë eurosh. Gjykata vendosi sekuestro preventive për 5 pasuri me vlerë 300 mijë euro.
Duket se telashet sapo kanë nisur për dentisten bukuroshe, pasi burime nga prokuroria thonë se duket që të tjerë borxhlinj po pasojnë burrin nga Durrësi, qe pas dy vjetësh denoncoi për plot 900 mije euro.

as 3

 

Hetimet e Prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 shkurt 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases O.D. banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.
Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra, duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H. që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes së shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë. Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest me burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë. Nisur nga dëmi i madh i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi treqind mijë euro. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.