Shkarkimi i Arta Markut zgjidh ngërçin antikushtetues

Deputetët demokratë argumentuan dje në Komisionin e Ligjeve propozimet e Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese për sa i përket zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përgjithshëm.
Deputeti i PD-së, Bylykbashi, ka thënë se propozimet e opozitës ndihmojnë në zgjidhjen e ngërçit të krijuar.
“Seanca e 18 dhjetorit ndër situatat më të paprecedenta. Kryeprokurorja Marku u zgjodh në mënyrë antikushtetuese dhe mandati i saj duhet ndërprerë. Të zgjedhim Kryeprokurorin me shumicën e cilësuar me 3/5-at e votave duke e kthyer në shinën kushtetuese. Askush nuk e di nëse kryeprokurorja aktuale e kalon Vettingun. Sapo KLP të ngrihet, të zgjedhim kryeprokuorin dhe ky është një test për mazhorancën në qoftë se do drejtësi të pavarur”, tha Bylykbashi.
PD kërkoi që të ndryshohet Kushtetuta, falë propozimit të 55 deputetëve dhe kryeprokurori i përkohshëm të zgjidhet jopolitik, nga Gjykata Kushtetuese dhe duke kaluar procesin e verifikimit ose ndryshe, Vettingut.