Lippi: Inter ka probleme psikologjike

Marcelo Lippi beson se pas formës së keqe të Inter fshihet diçka në aspektin psikologjik. Zikaltrit mundën Benevento-n fundjavën e kaluar, por janë shkëputur nga lufta për titullin kampion dhe tani janë në rrezik të humbasin edhe një vend që do t’i kualifikonte në Champions League sezonin që vjen. Milan, Roma, Lazio dhe Inter do të konkurrojnë deri në fund për dy bileta evropiane. Ndeshja e radhës e Inter do të jetë pikërisht me Milan në “Derbi della Madonnina”. “Zakonisht ekipi më pak favorit fiton derbin”, shprehet Lippi, një ish-trajner i Inter, për “Gazzetta dello Sport”. “Trajneri Luciano Spalletti bëri shumë mirë në fillim të sezonit duke marrë rezultate të papritura, më pas diçka i thye, mendoj se është diçka në nivelin psikologjik. Gjithsesi, do të jetë një derbi i bukur”.