Kryeprokurorja, 2.6 milionë lekë rrogë, i paguajmë edhe 350 mijë lekë qeranë, 20 mijë familjeve u hiqet 5 mijë lekëshi i bukës

SEANCA DEGJIMORE ME KANDIDATET PER KRYEPROKUROR PROVIZOR - /r/n/r/nHEARING SESSION WITH CANDIDATES FOR GENERAL PROSECUTOR -

Kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku ka një pagë prej 2.6 milionë lekësh, megjithatë qeveria ka vendosur që t’i paguajë edhe qeranë e banesës ku ajo ka vendosur që të banojë në Tiranë. Privilegjimi i PPP, Marku nga qeveria është një sinjal i keq për pavarësinë e Prokurorisë. Përse duhet që qeveria të paguajë edhe qeranë e banesës së Kryeprokurores? Problemi tjetër është se taksapaguesit shqiptarë duhet ta paguajnë dy herë PPP Arta Marku, një herë për pagën dhe një herë për qeranë e banesës. Mos nesër duhet të paguajmë edhe që zonja Marku të blejë një shtëpi luksi me paratë e taksapaguesve? Përse bëhet një privilegj i tillë për këtë zyrtare të shtetit, ndërkohë që mund të jenë të shumtë ata që punojnë në Tiranë, por jetojnë në qytete të tjera? A është dinjitoze për Prokurore të Përgjithshme që të lejojë ti paguajnë taksapaguesit edhe qeranë e banesës? Privilegjohet një Prokurore e Përgjithshme e Përkoshme me pagë 2.6 milionë lekë, ndërkohë që 20 mijë familjeve u është prerë kafshata e bukës thatë nga e njëjta qeveri. Kjo shtresë pa asnjë të ardhur tjetër lihet të vdesë nga uria, ndërsa zonjës Marku i jepen privilegje luksi.