Ballina Sport Chelsea nxiton të bindë Eden Hazard

Chelsea nxiton të bindë Eden Hazard

Klubi i “Stamford Bridge” e ka kthyer rinovimin me belgun ndërkombëtar në prioritet. Së bashku me Robert Lewandowski të Bayern Munich, Hazard dhe shoku i tij blu, Thibaut Courtois, janë ndër objektivat kryesore të Real Madridit për këtë vit, ndaj Chelsea dëshiron t’i mbajë të dy si “themelet” e skuadrës. Kontrata e tanishme e 27-vjeçarit, Eden Hazard, vazhdon deri në vitin 2020. Ai vlerësohet në 200 milionë paund nga Chelsea dhe kontrata e tij e re do të pasqyrojë një rritje rroge, që pritet të jetë rreth 300.000 paund në javë, plus bonuse. Hazard ka thënë vazhdimisht se është i lumtur te Chelsea, edhe pse është kuptuar të jetë duke pritur për të parë se çfarë ofron Real Madridi.  Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, është një admirues i madh i Hazard, por pozita e tij është nën kërcënim këtë sezon dhe kjo mund të ketë ende një ndikim në vendimin e yllit të Chelsea. Një faktor tjetër mund të provojë pozicionin përfundimtar të Chelsea. Humbja e së dielës ndaj Manchester United i la blutë e Londrës jashtë vendeve të kualifikimit për Ligën e Kampionëve dhe rriti presionin ndaj trajnerit Antonio Conte. “Blues” përballen me tri javë të rëndësishme, pasi vizitojnë Manchester City, të dielën, para se të presin Crystal Palace, pastaj të udhëtojnë për në Barcelonë, për kthimin e 1/8 finale të Ligës së Kampioneve. Chelsea do të dëshironte të bënte përparime në bisedimet me Hazard dhe Courtois, që së shpejti të largonte të interesuarit. Pas tij do të lëvizet drejt objektivave të merkatos së verës.

Exit mobile version