Bora mbulon Tiranën

Pas reshjeve të mëngjesit, dëbora është rikthyer sërish në Tiranë. Rreth orës 15:30 ka nisur një dëborë e dendur. Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Qarkun e Tiranës.
Përveç mëngjesit të sotëm ku në disa zona reshjet ishin më të dukshme, në mesditë ka nisur sërish në të gjithë qytetin. Ndërsa në shumë qytete bora shkakton probleme në qarkullim, një fenomen i tillë në Tiranë shkakton gjithnjë gëzim.