Ander Herrera rrezikon burgun

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 05: Ander Herrera of Manchester United reacts during the UEFA Champions League group A match between Manchester United and CSKA Moskva at Old Trafford on December 5, 2017 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Ander Herrera rrezikon burgun pasi prokurorët janë shprehur të hënën se duan t’i heqin lirinë për skandalin e trukimit të ndeshjeve. Prokurorët e shtetit spanjoll duan një dënim dyvjeçar në burg dhe një pezullim nga futbolli për 36 lojtarët e përfshirë në një padi që është bërë në Valencia në fillim të muajit. Dënimet dyvjeçare normalisht jepen për ata që kryejnë krim për herë të parë në Spanjë, por të hënën avokatët e La Liga-s kanë pretenduar katër vite heqje lirie – maksimumi i mundshëm – nëse ata do të shpallen të pafajshëm për korrupsion nga ndeshja e majit të 2011 mes Real Zaragoza dhe Levante. Prej asaj ndeshjeje Deportivo Lacoruna ra nga kategoria pasi Zaragoza fitoi 2-1. Padia gjithashtu kërkon një pezullim 6-vjeçar nga futbolli për 36 lojtarët e dënuar, me gjyqin që pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm. Zëdhënësit e shtypit të La Liga-s nuk kanë bërë akoma një deklaratë zyrtare teksa Herrera më parë ka mohuar përfshirjen e tij në këtë skandal.