Ballina Politikë Zbulohet dokumenti që vërteton “flirtin” mes Bregut e Ramës për…

Zbulohet dokumenti që vërteton “flirtin” mes Bregut e Ramës për…

Qeveria shqiptare po lobon zyrtarisht, në mënyrë institucionale, që Majlinda Bregu, të zgjidhet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të KBR-së (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, entitet i BE-së).
Një dokument parlamentar i siguruar nga Hashtag.al, zbulon se shërbimi diplomatik shqiptar po lobon pranë qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të jetë Majlinda Bregu e zgjedhura për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të KBR-së.
Një dosje e dorëzuar ditët e fundit në Kuvend zbulon se kërkesa e qeverisë shqiptare i është bërë një delegacioni të qeverisë çeke.
Shkruhet ndër të tjera në dokument:
Shqipëria do të vlerësonte shumë mbështetjen e çmuar të Republikës Çeke në favor tëkandidaturës së Znj. Majlinda Bregu, për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, për periudhën prej 1 janarit 2019 deri më 31 dhjetor 2021, duke kontribuar gjithashtu bilancin rajonal të përfaqësimit të vendeve anëtare.

Gjatë takimit që pati Ambasadori Poda me Zv. ministrin e Jashtëm Durr, ky i fundit u angazhua të përfshihej personalisht në mbështetjen e kandidaturës së znj. Bregu.
Ky dokument i jep fund çdo dileme nëse ishte Edi Rama dhe qeveria shqiptare faktori që po mbështeste Majlinda Bregun për postin e ri, pasi rezulton se emri i saj është lobuar në mënyrë zyrtare, institucionale.
Por nga ana tjetër, ky dokument nxjerr në shesh dhe ‘lakrat’ dhe justifikimet e zonjës Bregu e cila ka mohuar lobimin e qeverisë shqiptare në favor të saj.
Në një status në faqen e saj në Facebook të datës 31 Janar zonja Bregu mohoi kategorikisht çdo mbështetje nga qeveria shqiptare, ndonëse qëndrimi i saj ngjalli dyshime. Propozimin për postin që ajo synon e bën qeveria, pasi nuk bëhet fjalë për ndonjë konkurs për folëse lajmesh në televizion.
Zonja Bregu ka mbajtur një qëndrim diversiv ndaj PD-së në tre vitet e fundit dhe shpesh është shfaqur në mbështetje të nismave të kryeministrit Edi Rama. Sidomos sa i përket reformës në drejtësi.
Zonja Bregu ka qenë e afërt dhe me dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin, madje zonja Vlahutin i ka siguruar së fundmi zonjës Bregu dhe një takim me komisionerin e BE-së Johannes Hann, takim të cilin zonja Bregu do e zhvillojë paraditen e nesërme.

Hashtag.al

Exit mobile version