Zbulohen emrat, ja kush janë 12 zyrtarët që do të negociojnë për kufirin detar me Greqinë

Zbulohen emrat e të gjithë zyrtarëve që do të negociojnë për kufirin detar. Bashkëkryetarë do të jenë Armand Skapi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare. Emrat e tjerë janë Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012, Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna, drejtori i AKBN Ardjan Bylyku, Elira Koka, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë, Korenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër.
Presidenti Ilir Meta kërkoi më shumë informacion nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në momentin kur u kërkua autorizimi për plotfuqinë. Veç emrave të negociatorëve presidenti kërkoi një specifikim në kërkesën për autorizim, që do të saktësonte edhe qëllimin e negociatave. Lapsi.al mësoi se në kërkesën për plotfuqi shkruhet: “Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave detare”.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar mëngjesin e së hënës dërgimin në Presidencë të informacioneve shtesë të kërkuara nga kreu i shtetit lidhur me negociatat per marrëveshjen e detit me Greqinë. Vizion Plus ka mësuar se informacioni i mbërritur në Presidencë është shumë voluminoz.
Ashtu siç kishte kërkuar Presidenti Meta, në përgjigjen e ardhur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme janë të listuar edhe emrat e negociatorëve. Do të jenë dy bashkëkryetarë Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare. Emrat e tjerë jane Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012. Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna dhe drejtori i AKBN Ardjan Bylyku.