Shpërthen Wenger: Fajin e ka arbitri!

Arsene Wenger pretendon se mentaliteti i Arsenalit nuk është problemi dhe shton se ekipi i tij nuk kishte fat në fushën e lojës. Shumë analistë anglezë e kanë kritikuar paraqitjen e skuadrës së tij, duke e quajtur një skuadër pa shtyllë kurrizore dhe të turpshme. Por Wenger preferoi të shmangte fajin drejt arbitrave dhe VAR-it, duke pretenduar se goli i Vincent Kompany ishte në pozicion jashtë loje. “U ndëshkuam nga goli i dytë që ishte në pozicion jashtë loje. VAR… është një mister për mua se si mund të shohësh përsëritjen e të mos e japësh pozicion jashtë loje. Arbitri nuk dha kohën shtesë ashtu siç duhej. E pyeta se përse nuk na la të luanim më gjatë ai m’u përgjigj se e dinte ai atë punë”. Kur pyetet nëse do të jetë tek Arsenal sezonin tjetër, Wenger përgjigjet: “Nuk i dihet…”. Ndërsa trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola e ka përshkruar paraqitjen e pjesës së dytë së skuadrës së tij si të jashtëzakonshme pas fitores së bukur ndaj Arsenal në finalen e Carabao Cup. City mori avantazhin me golin e Sergio Aguero-s në pjesën e parë, dhe vulosën fitoren me golat e Kompany dhe David Siva çka i dhanë trofeun e parë anglez Pep Guardiola-s.