Policia e pushtuar nga mafia, Basha tregon se çfarë i tha kreu i Antimafias italiane, Fatmir Xhafës

Kryetari i opozitës, Basha ka dhënë një detaj nga takimi i kreut të Antimafias italiane me Fatmir Xhafën. Basha tha se kreu i Antiamafias i ka thënë në zyrë Fatmir Xhafës se policia është e pushtuar nga mafia. “Ja ka thënë në zyrë këtë Fatmir Xhafës dhe e ka thënë edhe publikisht në konferencë shtypi”, tha Basha në Parlament. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen e plotë për Vetingun në Policinë e Shtetit dhe ka propozuar që nëse qeveria e dëshiron vërtet këtë proces, atëherë le të shtojë në projektligj që Vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm, Drejtori i SHKÇBA-së, Drejtori i Pastrimit të Parave. “Ne nuk kemi asgjë kundër që miratojmë Vetingut në Polici,- tha Basha në Kuvend, – por ato nuk zbatohen. Nuk është problemi se Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk ka pasur ligje dhe strategji, kanë pasur më shumë se çdo vend në Ballkan, por nuk ka vend në Europë më shumë se Shqipëria kur Policia u kthye në organizatë kriminale me urdhër të kryeministrit dhe ministrit. Nuk kemi ardhur këtu prej rojes në Ersekë, por prej ministrit të Edi Ramës të lidhur me bandat dhe ministrit aktual që përtej lustrimeve, njihet si torturues i të rinjve nga persona të gjallë.

Kur vetë vëllai i ministrit të Brendshëm është dërguar për trafik droge në Itali dhe bredh i lirë dhe ëhstë një nga kryesorët e narkotikës në qytetin e Vlorës. Le t’i grupojmë këto rregulla po ato janë një vrimë në ujë kur qëndrojnë në detyrë përsona në qeveri të kapur. Doni Veting? Le të përfshihet edhe një Veting i detajuar i ministrit të Brendhsëm drejtorit të SHKÇB. Ky ka qënë një projekt personal i Edi Ramës, që emëroi në krye të ministrisë njeriun e tij personal si Tahirin që ishte lehtësisht i varur jo vetëm nga ai por dhe nga persona të tjerë. Gjatë fushatës Rama e provoi për vjedhjen e votave dhe e gradoi ministër.