Pike ka nevojë për pushim para Chelsea

Që nga ndërhyrja e Gerard Moreno në derbin e sezonit, kundër Espanyol, Pike ka dhembje në gju. Qendërmbrojtësi katalanas pushoi kundër Getafes, por luajti 90 minuta ndaj Eibar dhe në “Stamford Bridge”. Ai startoi si titullar kundër Girona, edhe pse Valverde e zëvendësoi në pjesën e dytë. Nuk është lënduar, por gjuri i tij ka nevojë për pushim dhe trajneri do t’ia japë të enjten. Me ndonjë dëmtim të papritur, ose pengesë të minutës së fundit, Pike nuk do të luajë në stadiumin “Canaria Gran”. Pike i ka përfunduar ndeshjet e fundit me dhembje, por nuk ka kërkuar zëvendësim. Megjithatë, qendërmbrojtësi do të pushojë kundër Las Palmas, duke menduar për sfidën Barça-Atletico, të dielën e ardhshme, dhe kalendarin e mëvonshëm, kur blaugrana të vizitojë Malagan të shtunën, më 10 mars, dhe pastaj kthimin kundër Chelsea në “Camp Nou”, të mërkurën, më 14 mars. Nëse Pike nuk udhëton për në “Gran Canaria”, ka shumë të ngjarë që dyshja e qendrës së mbrojtjes katalanase të përbëhet nga Umtiti dhe Vermaelen, të cilët kanë luajtur së bashku vetëm 90 minuta në “Mestalla” (1-1), në kampionat, për shkak se Pike ishte i penalizuar. Francezi dhe belgu kanë zëvendësuar njëri-tjetrin kur të dy kanë qenë të lënduar këtë sezon.