Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak reagon për “negociatorin spiun”: Rrezikon sigurinë kombëtare, Presidenti ka dosjen

Ish-drejtor i Shërbimit Informativ Ushtarak (SHIU) Ylli Zyla ka deklaruar në ‘Fax News’ se oficeri i detit Artur Meçollari i cili është larguar në vitin 2012 nga ushtria për spiunazh, nuk duhet të jetë pjesë e grupit negociator me Greqinë për marrëveshjen e detit.
Ai tha se pavarësisht se ai është një nga ekspertët e detit ka dhe të tjerë që janë të po këtij nivili dhe ai nuk ka pse të jetë i pranishëm pasi kompromenton negociatat, madje rrezikon sigurinë kombëtare.
Zyla tha se presidenti ka informacionin e duhur për të mos e pranuar një gjë të tillë. Sipas tij nëse presidenti do të ushtrojë kompetencën e tij ky grup negociator nuk do të qëndrojë kështu siç është.
“Personi është i pabesueshëm dhe i papërshtatshmë për të qenë pjesë e negociatave, madje jo vetëm për negociata, është spiunazh apo jo këtë duhet të thotë gjykata por unë them që ky person nuk duhet të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje shumë të rëndësishëme për Shqipërinë.
Sot presidenti ka mundësinë që të vërtetojë se personi është i papërshtatshëm, ka informacione të bollshme se nuk duhet të marrë pjesë, do ta kompromentonte sigurinë kombëtare.

Presidenti është shumë komod për të marrë një vendim për këtë çështje, ai merr informacion të drejtpërdrejtë nga Shërbimi Inteligjet por edhe struktura të tjera, jam i sigurtë që nëse presidenti e ushtron kompetencën e tij ai grup negociator nuk qëndron i plotë”, tha ai.
Në lidhje me reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes ku thoshte se oficeri Meçollari është rikthyer në detyrë dhe është i pajisur me certifikatë sigurie, Zyla tha se ato që thotë Ministria e Mbrojtjes qëndron por këtu po flitet për çështje sigurie dhe ky person është i papërshtatshëm.
Gjithashtu ai deklaratën e cilësoj të papërgjegjshme pasi sipas tij kjo do të thotë se Ministria ose nuk e konsideron Shërbimin e Inteligjencës ose ky i fundit nuk funksionon fare. Zyla u shpreh se Ministria e Mbrojtjes duhet të kërkojë ndjesë për këtë deklaratë sepse certifikata e sigurisë pavarësisht se është thelbësore por edhe mund të shpërdorohet. Sipas tij ato që marrin pjesë në këto negociata duhet të jenë të pastër si kristali.
“Ato që thotë Ministria e Mbrojtjes qëndrojnë, por sot po flasim për çështje besueshmërie, në këtë rast vetëm inteligjenca mund të japë përgjigje dhe duhet ta japin tek institucionet, Shërbimi Informativ duhet të japë kontributin e vet që mos të kompromentohet ky proces. Ai mund të jetë nja nga ekspertët më të mirë por ka dhe të tjerë, pse të merret ky që është i kompromentuar.

Kjo deklaratë ka në thelnb përgjegjshmëri, kjo do të thotë se: ose Ministria e Mbrojtjes nuk e konsideron Shërbimin e Inteligjencës ose ato nuk funksiononjnë fare pasi nuk do të kishte këtë lloj përgjigje. Ministria e Mbrojtjes duhet të kërkojë ndjesë madje. Këtu kemi të bëjmë me çështje kombëtare, me sigurinë kombëtare, personat që duhet të jenë atje duhet të jenë si kristali, me integritet, përndryshe do të përballemi me situate të tilla, kur kemi me dhjetëra ekspertë ne diskutojmë për persona të përshtatshëm, është i papërshtatshëm. Ai është i pabesueshëm dhe e them me përgjegjësi të plotë”, u shpreh ish-drejtori i SHIU.
Zyla hodhi edhe kritika në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes ku sipas tij 4-5 funksinarë të nivelt të lartë nuk kanë certifikatë sigurie.
“Sot dhe të paktën në 4-5 vitet e fundit të paktën 4-5 drejtues të Ministrisë s ëMbrojtjes janë pa certifikatë sigurie”, ndër të tjera Zyla.