Gattuso nuk fluturon

Milan i Gattusos fiton përsëri, edhe në Romë dhe tani vërtet ëndërron të kapë trenin që e çon në Ligën e Kampionëve. “Ringhio” bind gjithnjë e më shumë dhe dëshiron të vazhdojë përqendrimin në funksion të angazhimeve të ardhshme, në mes të Kupës së Italisë dhe derbit të Milanos. “Në fund të ndeshjes, tha Gattuso për ‘Premium Sports’, i përshëndeta djemtë. U thashë atyre për t’i mbajtur këmbët në tokë. Dallimin nuk është duke e bërë talenti, se Milani ka pasur gjithmonë, por mentaliteti, vullneti dhe mënyra si vuajmë së bashku”. Sekreti është mbrojtja kuqezi, me 8 ndeshje të pastra (pa pësuar gol) në 12 sfidat e fundit: “Ky është një faktor i dukshëm. Është e njohur se ekipi kishte cilësi të mëdha, ndaj kemi punuar në kompaktësinë e grupit. Gjithkush duhet të jetë në dispozicion të tjetrit. Unë e kam ndërtuar kështu karrierën dhe dua ta vazhdoj këtë rrugë”. Derbi do të jetë një tjetër pikë fokale, por para është një “finale” e Kupës së Italisë për të fituar: “Unë nuk jam duke menduar për derbin, shtoi Gattuso. Mendimet janë te Lazio. Ne luajmë diçka të rëndësishme kundër një ekipi shumë të fortë. Duhet të rimarrim energjitë dhe ta kemi mendjen atje. Pastaj, do të mendojmë për derbin”. Dhe ripërtëritja e famshme e kontratës? Gattuso u përgjigj: “Sigurisht, nëse ma propozojnë tani këtë gjë, unë nuk nënshkruaj për çështje besytnie. Falënderoj klubin dhe këta drejtues, të cilët më kanë dhënë një mundësi të pabesueshme. Nëse Fassone, Mirabelli, Davide dhe Li nuk besonin tek mua, nuk do të ma jepnin mundësinë për të trajnuar një ekip të tillë. Prioritet është që të qëndroj në Milano, sepse ndihem në shtëpi. Jam krenar që po stërvis këtu”. Milan-i i Gennaro Gattuso-s bind gjithmonë e më shumë. Veçanërisht pas fitores 2-0 në “Olimpico” kundër Romës. Ky ka qenë suksesi i tretë radhazi për milanezët në Serinë A, ku nuk humbasin prej 23 dhjetorit të kaluar. Për më tepër, kjo ka qenë edhe ndeshja e 11-të radhazi pa humbje e luajtur nga Milan në të gjitha kompeticionet.

Një fitore e rëndësishme që ka ardhur kundër një skuadre në formë si ajo e Romës, që vinte nga tri fitore radhazi në kampionat. Pas një pjese të parë pa raste dhe emocione, gjithçka ka ndodhur në 45 minutat e dyta. Ka qenë heroi i momentit Partrick Cutrone ai që ka zhbllokuar takimin në minutën e 48-të me një gol me thembër (nuk dihet nëse ishte e qëllimshme apo jo) pas një topi të bukur të futur në zonë nga Suso, i cili ka qenë një nga më të mirë mbrëmjen e djeshme. Kuqezinjtë kanë kontrolluar shumë mirë takimin dhe në minutën e 73-të kanë shpërdoruar një rast të pastër me Nikola Kalinic, i futur në minutën e 67-të pikërisht në vend te Cutrone-s. Gjithsesi, ky gabim nuk ka qenë me pasoja për miqtë, të cilët kanë dyfishuar rezultatin në minutën e 74-t me Calabria-n, që ka mposhtur portierin Alisson me një goditje të bukur parabël. Reagimi që pritej nga verdhekuqtë nuk ka ardhur dhe milanezët janë larguar nga “Olimpico” me 3 pikë dhe disa siguri më shumë. Kualifikimi në Champions League nuk është më një utopi.