Fatmir Xhafa kontrollon Ramën përmes një materiali kompromentues, denoncimi në Parlament

Kryetari i opozitës ka denoncura një fakt të rëndë në marrëdhëniet mes Ramës dhe Fatmir Xhafës. Basha deklaroi në Parlament se Xhafa disponon një material kompromentues përmes të cilit ai e kontrollon Ramën. Po ashtu edhe Rama ka dokumenta kompromentuese për Xhafën dhe kjo ka të bëjë me dosjen e të vëllait të Xhafës të dënuar për trafik droge në Itali.
Pas fjalës së ministrit ka reaguar kreu i PD Basha i cili i tha ministrit të Brendshem se s’më impresionon si hetues. Ai tha se ti veten tregon se je pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjedhjes. Lëri derdelimat I tha Basha Xhafajt. Ti ke shkelur kushtetuten, keni zgjedhur një Prokuror për të mbyllur dosjen e vëllait tënd dhe të Saimir Tahirit. Si do bëjmë vetingun duke kontrolluar një polic roje në Erseke e duke të lënë ty minister i Brendshem. Fut në ligj vetingun për ministrin tha Basha.

Replika e plotë në Kuvend:
Basha: Këta të mazhorancës kanë dy orë që po i thonë shqiptarëve policia është në nivele të shkëlqyeshme si kurrë më parë, por kur sot, kryeprokurori italian ka thënë ministrit të Brendshëm se mafia shqitare ka lidhje me politikë dhe ka pushtuar policinë. Cfarë është vetingu, është mbledhja në një ligj e normave që ekzistojnë për të pamundësuar që zyrtarë të lartë të policisë të emërohen njerz me precedentë penalë, bashkëpunëtorë të krimit. Nuk kemi asgjë kundër të miratojmë këto norma në ligj, por të gjitha ekzistojnë por nuk zbatohet. Nuk është problemi që Rama, Tahiri, apo Xhafa nuk kishin strategji e ligj, nuk ka vend në Ballkan të ketë më shumë ligje se ne, por nuk ka vend në Evropë ku kryeministri e qeveria të jenë të zhytur në krim. Policia u bë organizatë kriminale në funksion të drogës e krimit, për shkak të ministrit të brendshëm, Tahiri, të faktuar nga antimafia italiane si bashkëpunëtor i krimit të organiziuar, të zëvendësuar nga një person që është denoncuar si torturues I komunizmit, se pinë një gotë raki kur vdiq Enveri. Emëroi ministrin e Brendshëm një njeri që ishte pjesë e realizimit të planit të tij.

Xhafaj: Unë nuk i lëviz asnjë presje asaj që kam thënë, është një shumë e mirë thjesht duhet ndryshim kushtetute, merre iniciativën, merre, për sa i përket cështjeve, ki durim, duhet të kesh më shumë durim, që të presësh, edhe për atë që ke kohë që flet, për SPAK, BK, edhe aty duhet bërë ndryshim që procesi të nisë së pari nga mua dhe nga ty, përfshirë familjet tona, rrethin familjar, pasuritë tona. Do e marr unë iniciativën shumë shpejt, do e shohësh rezultatin, ki durim zoti Lulzim.
Basha: Shkollën e ke bërë në komunizëm, hetues ke qenë për Enverin, harroje ti se mund të më impresionosh mua duke fol si hetues i sigurimit, ti tregon se je pjesë e problemit jo e zgjidhjes, lëri dërdëllimat kot, e ke të thjesht këtu në ligj fut vetingun e ministrit, ti ke shkelur kushtetutën që të emërosh prokurorin e përgjithshëm që të mbyllësh cështjen e vëllait tënd, që të mos ekstradohet, këtë thuaj ti, eja e jep përgjigje. Edhe ti e kontrollon kapobandën, të gjithë e dinë se ca materiale kompromentuese ke për të.