Detajet e reja nga mashtrimi 900 mijë dollarë, stomatologia në fushatë me Erion Braçen

Të tjera detaje mësohen nga mashtrimi i Olesia Dukës, e cila mashtroi një biznesmen duke i marrë 900 mijë euro. Ndërkohë mësohet edhe emri i biznesmenit të mashtruar nga Duka. Sipas Report Tv, ai është Idlir Hoxha, biznesmen në qytetin e Durrësit, ku ka një pikë këmbimi valutor,
Duka arriti që të mashtronte Hoxhën duke i marrë 900 mijë euro. Prokuroria e Durrësit dje zbuloi skemën e mashtrimit të stomatologes 38-vjeçare, e cila iu merrte para biznesmenëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente më shumat e marra.
Stomatologia ka në fakt vetëm një klinikë në Tiranë, që është klinika e Stomatologjisë ‘Shendident’. Ka qenë biznesmeni Idlir Hoxha ai i cili ka bërë denoncimin kundrejt Dukës.
Ndërsa sot në policinë e Tiranës janë bërë edhe 6 denoncime të tjera për mashtrim nga 38-vjeçarja stomatologe.
Ndërkohë përpos daljeve në emisione televizive, Olesia duke kishte njohje edhe ne rangjet e politikës. Në datën 8 mars 2016

Erion Braçe, deputet i PS-së, shkruan në profilin e tij në Instragram:
“Me Olesia Duken @shendident dhe Fredi Kokoneshin ne Divjake;
Feste dhe dhurata per nenat e vetme dhe femijet e tyre per te uruar 8 Marsin!! I jemi mirnjohes Olesias, sipermarrjes se saj qe nxiti dhe mundesoi gjithcka ne nje dimension te ri e pergjegjesi te re sociale te sipermarrjes se saj Shendident!
Projekti vec nis sot!!”