Agjenti spiun i shkollës së Rodosit në krye të negociatave me Greqinë për detin

Në krye të ekipit negociator me Greqinë do të jetë Armand Skapi. Bashkë me Komandantin e Flotës Detare, Ylber Dogjanin, Skapi do të drejtojë ekipin negociator si përfaqësues i Ministrisë së Jashtme.
Lapsi.al ka bërë një vëzhgim në jetëshkrimin e disa prej emrave të negociatorëve. Mes të dhënave ka një fakt sa të habitshëm aq edhe qesharak. Kursin për të drejtën e detit, Armand Skapi e ka bërë në Greqi, më saktë në Rodos. Pra kryenegociatorin shqiptar për kufirin detar e kanë mësuar grekët se si të llogarisë kufirin e Shqipërisë me Greqinë.
Shpresat e Shqipërisë janë që Armand Skapi të ketë qenë një nxënës i mirë gjatë orëve të kursit në Rodos sepse përballë mësuesve të tij nuk do ta ketë të lehtë.
Ministria e Jashtme bëri të ditur se në krye të ekipit negociator me Greqinë do të jetë Armand Skapi. Bashkë me Komandantin e Flotës Detare, Ylber Dogjanin, Skapi do të drejtojë ekipin negociator si përfaqësues i Ministrisë së Jashtme.
Emrat e tjerë janë Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012, Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna, drejtori i AKBN Ardjan Bylyku, Elira Koka, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë, Korenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër.

Presidenti Ilir Meta kërkoi më shumë informacion nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në momentin kur u kërkua autorizimi për plotfuqinë. Veç emrave të negociatorëve presidenti kërkoi një specifikim në kërkesën për autorizim, që do të saktësonte edhe qëllimin e negociatave. Lapsi.al mësoi se në kërkesën për plotfuqi shkruhet: “Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave detare”.