Partnerët evropianë të shqetësuar për krimin dhe drogën në Shqipëri

Partnerët evropianë të Shqipërisë shprehen të shqetësuar për nivelin e krimit dhe trafikut të drogës nëShqipëri. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka bërë të ditur në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook, mbi një takim të zhvilluar mes deputetëve demokratë dhe ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bild.
“Me kryetarin e opozitës takuam Carld Bild ish-kryeministrin e Suedisë, një njohës shumë i mirë i Shqipërisë dhe mbështetës i rëndësishëm i rrugëtimit euroatlantik të vendit tonë.
Sot miqtë dhe partnerët tanë janë në vështirësi, pasi krimi, droga dhe korrupsioni janë shndërruar në shqetësim të madh për vendet anëtare të BE. Rruga drejt BE nuk shkon me fjalime dhe dëshira, por me rezultate.
E ndërsa ndanim shqetësimin për kriminalizimin e shtetit dhe kapjen e drejtësisë vjen dhe raporti i Transparency International ku Shqipëria fatkeqësisht ra me 8 vende në perceptimin e korrupsionit.
Korrupsioni është kthyer në sistem dhe sot jo vetëm mungon vullneti politik për ta luftuar, por ekziston dëshira që paratë e taksapaguesve përmes aferave korruptive të shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish të lidhur me qeverinë.
Në shëndetësi, në adminsitratë, në polici e kudo shqiptarët përballen me korrupsion që po sjell mjerim dhe varfëri. Shqipëria nuk e meriton të renditen me Swaziland, ne e kemi vendin në Europë!”, shprehet Tabaku në reagimin e saj.