Denoncimi, si po vjedh Balla dhe kreu i PS Prrenjas ujin për biznesin e tyre

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi disa foto dhe shprehet se, Taulant Balla dhe kreu i PS-së së Prrenjasit iu marrin banorëve uijn për fabrikën e tyre. Berisha ka publikuar një mesazh, që i ka ardhur nga një qytetar, i cili shprehet se Taulant Balla së bashku me Haxhi Collakun, kanë ngritur një fabrikë uji që merr ujë direkt nga tubi kryesor i ujësjellësit pa asnjë lloj leje dhe normalisht pa paguar asgjë.
Postimi i Berishës: Taulant Balla dhe kreu i PS së Prrenjasit iu marrin banorëve ujin për fabrikën e tyre! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.
Përshëndetje Doktor!
Uroj të jeni mirë dhe të keni shëndet!

Desha t’ju vë në dijeni në lidhje me situatën e ujit të pijshëm në Prrenjas dhe abuzimit që bëhet me të. Bashkëngjitur gjeni fotot e abuzimit që bën me ujin Taulant Balla. Së bashku me kryetarin e PS Prrenjas, ish-kryetar komune në Rrajcë, Haxhi Collaku, kanë ngritur një fabrikë uji që merr ujë direkt nga tubi kryesor i ujësjellësit pa asnjë lloj leje dhe normalisht pa paguar asgjë. Uji gjendet nëpër dyqane me etiketën “Ujë Qafthana”. Në fillim u çudita pse Bashkia Prrenjas drejtuar nga LSI s’kishte vepruar, por mora vesh që Ujësjellësi i Prrenjasit menaxhohet nga “dishepulli” i Taleban Ballës, kryetari i Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra. Dhe pse dy ujësjellësa të ndryshëm, çuditërisht Kastriot Gurra nuk lejon që të ndahen, por do të vazhdojnë të jenë pjesë e të njëjtës Sh.A. sepse kështu mund të garantojë abuzimin e Shefit të tij të Madh të PS dhe kryetarit të vogël të PS së Prrenjasit.
Anonim të lutem doktor se diktatura e këtyre të “fik derën”.