Pse Mimi duhet të pyetet nga prokurorët për çështjen Idlir Karkini, pronat dhe tenderat e zhvatur me firmën e ish-ministres

Në dhjetor të vitit 2013, përmes një tenderi sekret Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Mimi Kodheli i dha kompanisë “Idea Tel”, një kompani e vogël që shiste celularë në rrugën e Durrësit, të drejtën për të menaxhuar sistemin e integruar të radarëve detarë duke ja hequr atë gjigantit amerikan “Lockheed Martin”.
Në dhjetor të vitit 2015, tenderi u auditua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili gjeti shkelje. Sipas KLSH e gjithë procedura ishte zhvilluar në kundërshtim me ligjin për të larguar “Locked Martin” dhe për të shpallur fituese kompaninë “Idea tel”, që në atë kohë kishte si aktivitet të saj vetëm një dyqan celularësh.
Sipas KLSH, Ministria e Mbrojtjes shpalli fituese kompaninë “Idea Tel”, e cila jo vetëm që nuk kishte ekspertizën e nevojshme për të menaxhuar vëzhgimin e hapësirës detare, por kishte ofruar edhe një çmim 4 herë më të lartë se sa “Lockheed Martin”.
Skandali u thellua më shumë në vitin 2016, kur një raport i Autoritetit të komunikimeve elektronike, gjeti se radarët ishin fikur duke i lënë kufijtë detarë të vendit pa kontroll. Opozita akuzoi se largimi i “Lockheed Martin” dhe përzgjedhja e “Idea Tel” ishte e qëllimshme për të favorizuar trafikun qeveritar të drogës duke e vënë gishtin tek ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Ndërkohë biznesmeni Karkini po punonte për një tjetër pronë të Ministrisë së Mbrojtjes së drejtuar për katër vite nga Mimi Kodheli, ish-poligonin e RrethGrethit në Spille, i përdor nga Forcat e Armatosura për stërvitje. Përmes mashtrimeve dhe fallsifikime, i super kërkuari Idlir Karkini, i fortë me disa tendera në kurriz, ia arriti të korruptojë zyrtarë të lartë të shteti për marrë tendera e prona. Dhe e gjitha kjo ka ardhur dy vite pas skandalit pas skandalit të radarëve të ushtrisë, Idlir Karkini është shpallur në kërkim. Këtë herë si i dyshuar për vjedhjen e tokave në bregdetin e Spillesë.
Sërish për pronat e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat sipas Prokurorisë janë tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumenteve nga zyrtarët e bashkisë së Rrogozhinës. Biznesmeni dyshohet se vetëm pak ditë para se policët të trokisnin në derën e tij për ta arrestuar, ka ikur jashtë vendit. Ish-ministrja Mimi Kodheli duhet të merret në pyetje si person në dijeni të fakteve dhe ngjarjeve.

“Faktor.al”