Lewandowski afër largimit nga Bayerni?

Robert Lewandowski ndryshon agjentin e tij pas 10 vjetësh, duke u përfaqësuar nga Cezary Kucharski. Sulmuesi i Bayern Munich, rinovimi i fundit i të cilit me klubin bavarez ishte më 13 dhjetor 2016, mund të jetë duke menduar për ndryshimin e ajrit. Mino Raiola, i cili përfaqëson lojtarë si Paul Pogba apo Zlatan Ibrahimoviç, Jorge Mendes, i cili menaxhon Pini Zahavi dhe Cristiano Ronaldo, apo menaxheri që transferoi Neymar te PSG-ja, tingëllojnë si kandidatë të mundshëm për të udhëhequr polakun në vazhdim të karrierës. Lajmi u njoftua nga gazetari polak Mateusz Borek, përmes llogarisë së tij në Twitter. Lewandowski luan sezonin e tij të katërt tek Bayern, ku ai ka shënuar 139 gola në 180 ndeshje, çka e ka bërë atë një nga “9” më të kërkuarit në skenën botërore. Statistikat e tij, shtuar moshën (në gusht do të jetë 30 vjeç), mund të motivojë ndërkombëtarin polak për të ndryshuar mjedisin. Nuk është hera e parë që sulmuesi ka qenë i tunduar nga klubet e tjera, me Real Madridin, që duket i interesuar për shërbimet e tij. Lewandowski ka nënshkruar në dhjetor të vitit 2016 një kontratë që e lidh atë deri në vitin 2021 me klubin bavarez, edhe pse klauzola e tij nuk u zbulua asnjëherë. Në faqen e internetit të Transfermarkt, vlera aktuale e tij e tregut është 80 milionë euro.