Drogë dhe fishekë në shtëpi, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është arrestuar në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike.Alvaro Basi, 25 vjeç nga Shkodra, kishte kohë që ndiqej nga policia në Leçe, por u arrestua mëngjesin e së enjtes pas një kontrolli në shtëpinë e tij.
Në shtëpinë e tij iu gjetën 19.4 gramë kokainë, disa materiale për paketimin e drogës në doza si dhe 415 euro, të cilat mendohet se janë fituar nga shitja e lëndës narkotike.Gjithashtu, 25-vjeçari mbante në shtëpi në mënyrë të fshehtë 48 fishekë të kalibrit 12.Sipas mediave lokale, Alvaro Basi, në moshën 19-vjeçare është arrestuar për vjedhje.