Basha me protestuesit te Parlamenti: Afera Rama-Gjiknuri ka bllokuar paratë e punonjësve të Bypass-it Fier dhe Vlorë

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu bashkua protestës së punonjësve të Bypass-it Fier dhe Vlorë para Kuvendit duke u dhënë mbështetje për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Basha tha se, Partia Demokratike dhe opozita kanë ndjekur dhe po ndjekin me shqetësim problemin tuaj. Basha tha se, juve nuk ju jepen paratë e prapambetura sepse ka korrupsion qeveritar. “Dua të them se ne e njohim problemi tuaj, dhe problemi juaj vjen nga korrupsion qeevritar. Kompania ka lënë një garanci nga firma që ka ikur, por sipas informacioneve tona lekët janë. Pagesa nuk kryhet se ka korrupsion. Kontraktori dhe nënkontraktori fshehin një aferë korruptive. Ju nuk merrni lekët se Edi Rama dhe Damian Gjiknuri janë përfshirë në një aferë dhe ne do bëjmë çdo gjë që kjo të hetohet. Janë dhjetra telefonata në zyrën e Ramës që nuk e lejojnë për të bërë pagesën, sepse është një aferë e madhe korruptive. Ne kemi ngritur dhe do të ngremë zërin që këto para të zhbllokohen. Ne do të bëjmë gjithçka që ju t’i merrni paratë”, u shpreh Basha.
Basha inkurajoi protestuesit të vazhdojnë protestat për të drejtat e tyre. “Dua t’iu them të gjithë shqiptarëve që të bashkohemi dhe të ngrihemi kundër një pakic për të zgjidhur të drejtat tona”, tha Basha.

Punëtorët e kompanisë nënkontraktore të Bypass-it Fier dhe Vlorë po protestojnë para Kuvendit nën moton “Duam paratë tona” për pagesat e pamarra. Punëtorët bëjnë me dije se ata kërkojnë ballafaqimin me ministrin e Transporteve, Damian Gjiknuri.
Punëtorët e 48 firmave nënkontraktore dhe furnitore që ndërtuan një pjesë të Bypass-it Fierit kanë dalë disa herë në protesta, por sot është hera e para që e ngrenë zërin përpara parlamentit. Janë 600 punonjës të bypass-it të Fierit dhe 350 të bypassit të Vlorës që nuk kanë marrë pagat e 1 viti e gjysmë.
Në gusht të 2017, qeveria njoftoi prishjen e kontrates me kompaninë italiane “Serenisima” për mospërmbushje të detyrimeve dhe rinisen procedurat e tenderimit. Kjo kompani jo vetem qe la pa perfunduar gjysmen e rrugës, por la edhe nje mal me borxhe tek nenkontraktoret.