Revolucioni i bardhë!

Gareth Bale dhe Karim Benzema janë bërë të vetëdijshëm se Real Madrid planifikon t’i shesë në merkaton e ardhshme, pretendon “Mundo Deportivo”. Dy të tretat e sulmit ikonik, me nofkën BBC, pritet të largohen në verë, ndërsa kampionët europianë do t’i japin Cristiano Ronaldos një mbështetje të re, duke vazhduar me ndjekjen e Neymar. Bale ka opsione në Premier League, me Manchester Unitedin dhe ish-ekipin e tij, Tottenham Hotspur, të interesuar, ndërsa Benzema po konsideron një ofertë nga Kina dhe një kthim në Francë. Sipas këtij plani, “tridenti” i Real Madridit, BBC, do të zbresë në histori gjatë verës, kur të dyja B-të mund të bien nga froni.
Uellsiani ka mbetur më së shumti i dëmtuar, ndërsa francezi ka këmbëngulur gjithmonë se puna e tij nuk ishte e kufizuar vetëm për të shënuar. Për këtë, ai kishte mbështetjen e trajnerit Zinedine Zidane. Por, numrat kanë përfunduar duke e dënuar Benzema. Shuma e 188 golave, që kur arriti në vitin 2009, është fare pak para asaj që ka shënuar Cristiano Ronaldo, në të njëjtën periudhë, 432 gola.
Florentino Perez është i qartë se faza e parë e “revolucionit të bardhë” do të fillojë këtë verë, me dy lojtarë për të zëvendësuar BB te BBC. Pikësynimi madhor mbetet Neymar, lojtari ekskluziv për dekadën e ardhshme në “Bernabeu”. Presidenti i bardhë dëshiron të bëjë biznes sidomos me Bale, një lojtar, i cili vazhdon të mbajë vlerësim të lartë, pavarësisht se qëndroi në stol për ndeshjen më të madhe të Real Madridit, këtë sezon, deri më tani (kundër PSG).

Modriç, i lënduar: 10 ditë pushim, por do të jetë ndaj PSG-së
Luka Modric ka një lëndim të muskujve dhe mund të jetë larg fushave të blerta për diçka mes shtatë dhe dhjetë ditëve, siç mëson “AS”. Lojtari ka kaluar testet mjekësore me Marcelon, i cili u plagos rëndë kundër Betis. Modric ka munguar në seancën fundit, që Real Madridi ka zhvilluar këtë të martën, para se të vizitojë Leganes nesër, në La Liga, sfidë e shtyrë dhjetorin e kaluar për shkak të “Los Blancos” në Botërorin e Klubeve. Mungesa e pranisë së kroatit u duk befasuese, sepse dje mori pjesë në seancën e parë të javës, edhe pse ai nuk luajti kundër Betisit, një ndeshje në të cilën Zidane vendosi t’i japë atij pushim. Modric vuan nga një dëmtim i muskujve, por nuk do ta pengojë atë që të arrinte ndeshjen e kthimit me PSG-në, më 26 mars, në Champions. Kroos dhe Vallejo vazhdojnë të punojnë “jashtë mureve”, ndërsa Marcelo do ta mësojë sot masën e dëmtimit që pësoi të dielën e kaluar kundër Betisit.