Si po e keqpërdor Rama, “Top Channel” për faljen e detit, reagimi i Berishës

Sali BERISHA

Kapitullanti Edvin Kristaq Rama kapet mat?!
Të dashur miq, mashtrimi me “Top Channel” dhe mediat e tjera të majta të Edvin Kristaq Ramës, është një dëshmi tjetër e kapitullimit të tij dhe faljes Greqisë të fushave më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon dhe Mesdhe.
Dje, media e specializuar greke në fushën e energjisë “energypress.gr” publikoi hartën dhe njoftimin se në marrëveshjen e re të detit Greqia si përfitime kryesore kishte heqjen dorë nga Shqipëria nga blloqet 1 dhe 2 të trilionave të gazit dhe naftës në Jon.
Fill pas këtij publikimi Edi Rama reagoi, por në mënyrë trashanike dhe qesharake, për të mashtruar shqiptarët. Kështu, sugar Fuga shpërndau një njoftim shtypi, të cilin “TCH” dhe pas tij në kor në portale dhe gazeta të majta, e servirën dezinformimin e Fugës si të një diplomati grek pa emër, mbiemër as dhe adresë, sipas të cilit Greqia bujare i kishte falur Shqipërisë blloqet 1 dhe 2 dhe shumë territore të tjera, me pretendimin qesharak se ajo e bëri këtë bujari sepse donte të korrigjonte marrëveshjen e mëparshme për zemërmirësi, dhe se ajo me urgjencë donte të firmoste këtë marrëveshje me Shqipërinë për shkak të marrëveshjeve që ajo do të firmosë me Egjiptin, Qipron, Izraelin dhe Turqinë!
Me këtë akt të përgënjeshtrimit të mediave të specializuara greke nga zyra e tij, provohet përfundimisht se Edvin Kristaq Rama ka arritur marrëveshjen e detit me Greqinë dhe, siç kemi njoftuar javë më parë dhe konfirmuar disa herë publikisht nga pala greke, ai ka kapitulluar dhe falur fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe.
Përveç kësaj, sipas këtij lajmi përsëri provohet se ishujt e Egjeut përcaktojnë qëndrimet për ishujt e Jonit!? sb