57 milionë euro, dënojnë Ramën paguajnë shqiptarët

Gjykatat ndërkombëtare dënojnë papërgjegjshmërinë e Ramës dhe vendimeve të tij arbitrare, por ata që do të paguajnë janë shqiptarët. Kosto e vendimeve absurde të një njeriu me probleme psiqike do t’u kushtojë shumë xhepave të shqiptarëve. Brenda tre javësh dy vendimeve të gjykatave ndërkombëtare detyrojnë qeverinë që me paratë e taksapaguesve të paguajnë 70 milionë në favor të kompanive që kanë paditur qeverinë për vendimet e kundraligjshme të Ramës.
Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat ndërkombëtare. Këtë herë është Gjykata e Arbitrazhit në Paris, e cila ka dënuar qeverinë shqiptare ti kthejë 57 milionë dollarë kompanisë Bankers Petroleum.

“Top Channel” e lexoi vendimin e tribunalit, një kopje e të cilit i ka mbërritur zyrtarisht edhe Avokaturës së Shtetit dhe Ministrisë së Energjisë. Sipas vendimit këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë Kompanisë Bankers përmes tatimeve dhe tani duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht.
Vendimi i Tribunalit të Parisit mbyll përfundimisht, por me kosto të rëndë për buxhetin e shtetit, një konflikt, i cili ka nisur dy vjet e gjysmë më parë.
Në atë kohë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë për të paguar më pak taksa në shtet.

Në fund të vitit 2015, duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokoi llogaritë e Bankers, duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Kompania e refuzoi faturën, duke e paditur menjëherë Shqipërinë në arbitrazh.
Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 qeveria dhe Bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë sipas vlerësimit të tatimeve, ndërkohë që qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar.
Palët përzgjodhën gjigantin Priceuaterhouse Coppers, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme, i dha të drejtë Bankersit.

Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në arbitrazh. Por siç mësoi ekskluzivisht “Top Channel”, arbitrazhi ka vendosur pro kompanisë duke, e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë kanadeze 57 milionë dollarë amerikanë plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, që në total shkon në 60 milionë dollarë, një goditje e rëndë për buxhetin e shtetit.

Strasburgu dënoi Qeverinë 13 milionë euro për shembejne e ish-kompleksit “Jon”

Kjo është hera e dytë brenda një kohe fare të shkurtër që buxheti merr goditje nga gjykatat ndërkombëtare. Një muaj më parë, Gjykata e Arbitrazhit në Strasburg dënoi Qeverinë shqiptare të paguajë mbi 13 milionë euro për të kompensuar pronarët e ish-kompleksit “Jon”, që u prish nga Inspektorati Kombëtar i Territorit në dhjetor të 2013-ës.
Pallati, i ndërtuar tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë ishte ndër godinat e para që u prish nga Qeveria e Edi Ramës, sipas saj për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Lungomares”.

Por Gjykata e Strasburgut thotë se Qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke e dënuar atë të paguajë 13.1 milionë euro, përfituesi kryesor i të cilëve është Xhafer Isufi, vjehrri i zotit Basha, por mes atyre që marrin dëmshpërblim është edhe avokatja e popullit, Erinda Ballanca, që kishte blerë apartament te ai kompleks.
Vendimi, i cili është një goditje jo e vogël për buxhetin e shtetit, e detyron Qeverinë që ta paguajë dëmshpërblimin brenda tre muajsh, në të kundërtën për çdo ditë vonesë do të llogariten interesa.