Vendi i ministres së Ramës, në qelinë e lënë bosh nga Seiti i bandës së Tahirit

Ministrja Gjonaj është kapur në flagrancë në shkelje të ligjit për ekstradimin e paligjshëm të financierit të bandës së Habilajve, Seiti. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi në Kuvend se do të depozitojë kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar ekstradimin e financierit të grupit të Habilajve, Nezar Seitit në Itali.
Deklarata erdhi pas replikave që ai pati me ministren Gjonaj, e cila e konsideroi thirrjen e saj në interpelancë si politike dhe se opozita po kërkonte me çdo kusht të minonte reformën në drejtësi.

Debati
Gjonaj: Orvajtjet tuaja të dëshpëruara tregojnë se po kapeni si i mbyturi pas fijes së barit dhe aq më shumë rriten tonet tuaja kundër ndërkombëtarëve, Prokurorisë, ministrisë, Edi Ramës dhe meje. Sa më shumë ngushtohet laku, aq më shumë shtohen shkulmet tuaja. Z. Alibeaj, është e thjeshtë. Reforma në drejtësi ka filluar zbatimin, ajo reformë që ju keni bërë manikacione për ta ndalur. Pushteti gjyqësor po rrëshket në duart e atyre që duhet ta kishin që në fillim, gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm. Ju mund të vazhdoni të hidhni baltë mbi mua, por nuk keni për të më ndalur as mua dhe aq qeverinë.
Alibeaj: “Meqë reforma në drejtësi ka nisur rrugën, rrugë e mbarë të qoftë tek 313-a. Sepse e ke ditur, e ke firmosur. Ja tek e ke, e kë nënshkruar dy here, zonjë. Faji është i këtij që të ka marrë dorën ty dhe ke nënshkruar. Meqë reforma ka filluar rrugëtimin, dy gjëra duhet të bësh: Kërko avokat se sot do të depozitoj kallëzim penal për ministren Gjonaj për shpërdorim detyre. Te 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk iu mban të gjithëve. Sot do të depozitoj kallëzim penal për ministren e Drejtësisë”.

Ministrja e Drejtësisë nuk di çfarë të thotë pse e ekstradoi Seitain
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka marrë fjalën pas kërkesës së opozitës për interpelancë në Kuvend, drejtuar nga PD dhe LSI. Ministrja këmbënguli se ishte motivi politik ai që e kishte thirrur në interpelancë dhe se Nezar Seiti nuk ishte “dërguar në Itali për pushime”, por se i ishte dorëzuar Antimafias italiane. “Kjo është një shaka e radhës dhe një sherr i radhës. Unë kam kauzën e kësaj qeveria, dhe jam në konflikt me ju sepse ju jeni në konflikt dhe kërkoni një kauzë që nuk e keni. Dhe kauzaa e qeverisë është reformimi i drejtësisë.
Sipas Gjonajt “Ministria ka vepruar në bazë të akteve ligjore. Une kam bëre të njëjten gjë që kanë bërë edhe ministrat paraardhës. Për ekstradimin nuk egzistonin pengesa ligjore”, tha Gjonaj.
Ministrja u tha deputeteve “çfarë kërkoni nga unë?!” duke lënë të kuptohte se ata duhet të kërkonin shpjegime diku tjeter.

“Interpelanca juaj është sebep i krijuar nga hiçi, tha Gjonaj. Në çdo rast, prokuroria jonë ka garancitë dhe instrumentat ligjore të bashkëpunojë me autoritete italiane për çështjet e përbahskëta ashtu edhe për procedimin e famshëm që po flitet këtu.
Në rast se doni të vërtetën, atëhërë më mirë se kush prokurroia dhe gjykata e Katanias që ka kryer për 4 vjet hetime e përgjigje dhe është në fazë të avancuar, e bën më mirë këtë çështje?
Antimafian italiane ju e përdorët ei refren për javë me radhë. Në rast se doni të vërettën sepseprokuroria e Katanias mund ta nxjerrë të vërtetën më mirë sesa prokuroria e “kapur” nga kjo mazhorancë.
Si ka mundësi që sulmoni pa pushim? Motivi politik ju ka yshtuar deri në shpifje ndaj Ministrisë së Drejtësisë dhe mua personalisht, motivi politik që ju ka bërë qesharak.
Shkurt fjala: Ju kërkoni llogari sot pse një i arrestuar ju dërgua prokurorisë antimafias të Italisë?!”, nënvizoi ministrja.

Alibeaj: Seiti do fliste për interes të drejtësisë shqiptare
Pas fjalës së Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj menjëherë ka ardhur replika e deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj. Në fokus është tema e ekstradimit të Nezar Seitaj drejt Katania, që Gjonaj e mbrojti me argumentin se nuk ka shkuar për pushime por në burg për të shpëtuar nga kapja e drejtësisë nga mazhoranca.
Ndërsa Alibaj i kujtoi se në Katania nuk po hetohet për Tahirin, por vetëm për Habilajt. “E ka çuar në Katania jo për pushime por për burg, ndërkohe shqiptarët e kuptojnë se ka një ndryshim mes Katanias dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Katania po heton Habilajt, por jo Saimir Tahirin. Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton Saimir Tahirin mbi të gjitha. Cila ishte goja që do tregonte për përfshirjen e Saimir Tahirit? Nezar Seitaj do fliste për interesin e drejtësisë shqiptare“, u shpreh Alibejaj.