Ballina Politikë Deputeti i LSI për Ramën: Nuk është surprizë ky i sëmurë nga...

Deputeti i LSI për Ramën: Nuk është surprizë ky i sëmurë nga trutë

Deputeti i LSi ka sulmuar Ramën përmes një postimi në Facebook. Ai e konsideron Ramën një të sëmurë nga trutë, i cili nuk mund të arsyetojë. “Nuk është surprizë që një i sëmurë nga trutë e i kompleksuar prej kompleksit të Edipit”, thotë Luan Rama.
Për deputetin e LSi, Rama është karakteropat.
“Nuk është surprizë që një i sëmurë nga trutë e i kompleksuar prej kompleksit të Edipit, i gjendur në pamundësi logjike të arsyetojë si njeri normal, i thotë opozitës se ka humbur pushtetin ndaj ka humbur arsyen.
Pra, sipas këtij karakteropati, kush ka pushtetin ka dhe arsyen, ka edhe të drejtën. Madje, po të arsyetojmë sipas kësaj logjike, sa më shumë pushtet, aq më shumë arsye, aq më shumë të drejtë!
Ide të rilindura nën haluçinacionet e pushtetit të krimit!”, thotë Luan Rama.

Exit mobile version