Ballina Politikë Deklarata e fortë e Bashës në Parlament: Janë gjurmuar transfertat nga banka...

Deklarata e fortë e Bashës në Parlament: Janë gjurmuar transfertat nga banka e familjes Rama

Kryetari i PD, Basha ka bërë një deklaratë të fortë në Parlament kur ka deklaruar se janë gjurmuar transfertat nga banka në pronësi të familjes Rama, e regjistruar në parajsat fiskale. Sipas Bashës, shërbimet partnere kanë informacion të plotë mbi aferat korruptive dhe kriminale që kalojnë përmes Shqipërisë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit bëri thirrje për t’u ngritur në protesta kundër qeverisë. Thirrjes së Bashës për të bllokuar akset rrugore, Rama iu kundërpërgjigj duke i thënë se do të nxirrnin atë në rrugë të madhe.
Lulzim Basha: “Detyra e opozitës në këtë parlament është tërësisht e pamundur përtej fjalës është kapur institucionalisht e ligjërisht. Kjo farsë që do të vazhdojë. Nuk ka reformë në drejtësi, por reformë për të mbrojtur Tahirin, Beqajn, Shullazët, Dakon. Të marrin fatin tonë në duart tona. Cohuni dhe opozitën do ta keni në krah sa herë që të bllokoni një aks opozitën do ta keni në krah mua do më keni në krah.
Edi Rama: Një gjë po ta them i dashur miku im Lulzim. Ma dëgjo unë e di si do të shkojë kjo punë. Në fund këta do të të rrahin ty, se do u ngordhi gomari dhe do i bien samarit.
Një kile karrota e gjysëm kile presh e në fund fare ty do të të nxjerrin këta në rrugë të madhe dhe pastaj atje në rrugë të madhe si ta kesh fatin ti bashkë me ta. Ka një stacion, drejtësia e re, dhe at do të shikojmë kush jeni ju e kush jemi ne.
Basha tha se fermerët i kishin treguar se kur i kishin shprehur shqetësimin e tyre Ramës se tonelatat e prodhimeve të tyre kanë mbetur pa u shitur, Rama iu kishte thënë se ata e dinë vetë ku t’i fusin.

Basha e cilësoi këtë akt të padenjë dhe për një pijanec ordiner dhe jo më për një Kryeministër.
“Si mund të presësh që këta të votojnë rezolutën, kur këta nuk votojnë lekë për tekstet e shkollave dhe fëmijët shqiptarë. Dje isha në Divjakë dhe e pashë e preka nga afër gjendjen e keqe të fermerëve atje. Mijëra tonelata prodhime ata nuk i shisnin dot. Katër vjet më parë vinin trajlerat dhe kamionët nga Kosova e Maqedonia për tua marrë, sot nuk vjen as një fugon nga Tirana. Edi Rama kishte qenë në Divjakë një javë para meje. Dhe kur fermerët i kishin qarë hallin ai u kishte thënë: “E dini vetë ju ku e fusni prasin dhe karotën”. Paska shkuar të bëjë adetin. Turp për pijanecin më ordiner dhe jo më për njeri që i thotë vetes kryeministër”, tha Basha.

Exit mobile version