Berisha-Ramës: “Je skllav i Sorosit, Trump, presidenti që po bën histori”

Ish-Kryeministri Berisha ka shpërthyer në parlament  kundër votës së Shqipëriusë ndaj Shteteve të Bashkuara për njohjen e  Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Berisha tha se Rama po ndjek politika antikombëtare kundër Shteve të Bashkuara. “Ti je një skllav i Sorosit, kryespekullantit të botës. Presidenti Trump po bën histori me ndryshimin që ka sjellë për Amerikën dhe vbotën në vitin e parë”, tha Berisha.

Ish-kryeminsitri Sali Berisha e ka quajtur mashtrues ordiner ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.

Në lidhje me votimin e Shqipërisë në OKB, Bushati u shpreh se të gjitha vendet që prein çeljen e negociatave votuan kundër SHBA-ve. Berisha duke marrë shembullin e Maqedonisë tha se delegacioni i saj zgjodhi të braktiste sallën, duke votuar abstenim.

Po ashtu Berisha ka treguar dhe për një telefonatë që ka pasur me kryeministrin e Turqisë në vitin 2012, të cilit ja ka bërë të qartë se Shqipëria do të jetë pro SHBA-ve në politikën e jashtme.

“21 Dhjetori është dita e rikthimit të votës së etërve, të Enver Hoxhës kundër SHBA-ve. Kundër vendit që ka bërë aq shumë për ndërtimin e shtetit shqiptar, kundër vendit që pas vendosjes së diktaturës, ndërmorri operacionin për rëzimin e etërve të këtyre që votuan kundër SHBA-ve.

Votuan kundër vendit që udhëhoqi luftën kundër kasapit të Ballkanit për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës.

Delegacioni i Maqedonisë braktisi sallën, ndërsa ne kemi të bëjmë me njerëz ordiner si ky këtu. Përfaqësuesja e SHBA-ve kërkoi dy herë që ne të votonim pro tyre, po jo ne se bëmë këtë. Kjo është një ndarje e thellë si me thikë, neë rastin e Shqipërisë midis lindjes dhe Perëndimit. Jua them unë, votimi ynë është njësoj me lindjen.

Në 2012 unë kam pasur një telefonatë të gjatë me kreministrin e Turqisë, për të cilin kam  pasur respekt, po ama e kam bërë të qartë se Shqipëria nuk do bëhet shtojcë e Turqisë në politikat globale. Ia kam bërë të qartë atij se ne do të jemi krah SHBA-ve në vendimet e saj. Po të mos jetë SHBA lindja e mesme nuk do të jetë kurrë kjo që është tani”, u shpreh Berisha.